Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta
Një studim, i publikuar në revistën “American Dietetic Association”, tregoi se dy grupe femrash të cilat morën në forme të një vakti shtesë, njeri grup vetëm kumbulla të thata, dhe grupi tjetër vetëm biskota me te njëjtën vlere kalorike, patën te njëjtin reagim përsa i takon shtimit ose jo në peshë, por përsa i takon vlerave ushqyese, grupi qe mori kumbulla të thata, ne fakt mori vlera shumë më të mira ushqimore se sa grupi qe mori biskota.
Sipas studimit, konsumimi i ushqimeve të shëndetshme në mesdite, ose pas dreke, bën të mundur që organizmi të mbaje për një kohë më të gjatë ndjesinë e të qenit i ngopur.
Për të përgatitur lengun që ju ndihmon të qëndroni të ndopur për një kohë të gjatë duke reduktuar kështu dhjamin nga pjesa më delikate e trupit, stomaku ju nevojiten kombulla të thata, ujë, fara liri dhe kakao.
Ju duhen gjashtë kumbulla të thata dhe 500 mililitra ujë të vluar çdo mbrëmje. Vendosini në një enë dhe e lini atë të mbuluar. Gjatë kësaj kohe hidhni një lugë fara të bluara liri dhe po aq kakao. Shtoni edhe 300 mililitra kefir dhe i përzieni mirë. E lini masën e përgatitur në frigorifer përgjatë natës dhe në mëngjes e kulloni lëngun e përfituar dhe konsumojeni me stomak bosh. Pas një muaji nga konsumimi i këtij lëngu, do të humbni tre deri pesë kilogramë rreth stomakut. Jo vetëm se do të humbni në peshë, por flokët dhe thonjtë do të jenë më të fortë.
Për 100 gramë kumbulla të thata: 223 kalori, 0 gramë fibra Edhe pse me mungesë fibrash, kumbullat e thata kanë një efekt laksativ, pastrues për trupin. Përveç kësaj, në një kupë ka 2.5 gramë proteina dhe 13% të kërkesave tuaja ditore për hekur.
Burimi: bestherbalhealth


