Si të hidratoni dhe pastroni fytyrën me produkte natyrale

Përgatiti për Shëndet+: Elena Beta

hidratimSkrab me sheqer: ashpërsia e sheqerit shërben për heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës duke ju mundësuar të keni një lëkurë sa më të freskët e të bukur. Ky pastrim mund të bëhet duke kombinuar ½ filxhan  sheqer organik kaf, ½ filxhan vaj kokosi të papërpunuar dhe 1/3 filxhan lëng ananasi organik. Përzieni mirë përbërësit dhe masazhoni fytyrën. Më pas lani fytyrën me ujë të ftohtë.

Banane dhe mjaltë: përzieni një banane organike me dy lugë çaji mjaltë organik. Shtoni disa pika lëng limoni për një përzierje më të mirë. Lani fytyrën me sapun organik para se të aplikoni maskën. Lereni maskën në fytyrë për 20 minuta. Hiqni maskën me ujë të ftohtë dhe thajeni fytyrën.

Me këto teknika, do të keni lëkurë të freskët, të pastër dhe të shëndetshme pa praninë e qelizave të vdekura.

Burimi: http://healthymotivator.com/

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave