Si të hiqni njollat e vajit, verës dhe kafes nga rrobat (Video)

njolla

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Të gjithëve na ka ndodhur të paktën një herë që, gjatë një darke me familjen ose me shoqërinë, të kemi bërë pis veshjen tonë të preferuar.

Përgjithësisht njollat e bëra nga ushqimi hiqen me lehtësi, por kjo nuk vlen kur bëhet fjalë për njollat e yndyrës dhe verës.

Në videon e mëposhtme do të mësoni si të hiqni njollat e vajit, verës, kafes dhe barit nga rrobat.

 

Njollat e kafes

Shënim: Vlen për njollat që kanë qëndruar deri 1 ditë.

Përbërësit:

  • Uthull të bardhë
  • Sodë buke
  • Peshqir
  • Furçë dhëmbësh

Udhëzime

  • Njomni një peshqir me uthull të bardhë dhe me të fërkoni me kujdes pjesën me njolla në rrobë.
  • Nëse njolla e kafes ka shumë kohë tek rroba, mbulojeni atë me sodë buke dhe më pas e fërkoni me një furçe dhëmbësh.
  • Në fund e lani me ujë të ftohë

Njollat e verës

Shënim: Vlen për njollat që kanë qëndruar deri 1 ditë.

Përbërësit

  • Uthull të bardhë
  • Sodë buke
  • Furçë dhëmbësh

Udhëzime

  • Njomni pjesën e njollosur me uthull të bardhë për të paktën 15 minuta.
  • E fërkoni atë me një peshqir të pastër.
  • Pastaj e mbuloni menjëherë me sodë buke.
  • Lageni furçën me uthull të bardhë dhe fërkoni me kujdes pjesën ku keni hedhur sodë buke.
  • Në fund e lani me ujë të ftohtë.

Njollat e vajit

Shënim: Vlen për njollat që kanë qëndruar deri në 2 ditë.

Përbërësit:

  • Sodë buke
  • Sapun të lëngshëm
  • Uthull të bardhë
  • Furçë

Përbërësit

  • Mbulojeni pjesën e njollosur me sodë buke. Lëreni për të paktën 45 minuta. Nëse njolla ka qëndruar për shumë kohë në bluzë, zgjateni kohën të paktën deri në 2 orë.
  • Më pas hidhni pak sapun të lëngshëm sipër sodës së bukës.
  • Merrni furçën e dhëmbëve të njomur në uthullën e mollës dhe fërkoni me kujdes pjesën e njollosur.
  • Në fund e lani me ujë të ftohtë.

Njollat e barit

Shënim: Vlen për njollat deri në 1 ditë. Për rezultate më të mira, duhet ta hiqni njollën sa më shpejt të jetë e mundur.

Përbërësit:

  • Alkool
  • Detergjent rrobash
  • Sodë buke
  • Furçë dhëmbësh

Udhëzime

  • Hidhni pak alkool tek pjesa e njollosur dhe fërkojeni me kujdes me anë të një peshqiri.
  • Mbulojeni njollën me detergjent dhe sodë buke dhe fërkojeni me një furçë dhëmbësh.
  • Në fund e lani me ujë të ftohtë.

 Burimi: Buzzfeed / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Jo vetëm estetikë: Çfarë fshihet pas rinoplastikës? Intervistë me Dr. Klaudia Stajka
A ka një lidhje mes menopauzës dhe kancerit të gjirit ose mitrës? Ja çfarë thotë mjekja
Nutricionistja: Kujdes nga dietat detox! Ulin masën muskulore, nuk largojnë dhjamin
Dietat drastike – Nutricionistja Silvia Guxho: Ja çfarë ndodh në trupin tonë!
Sa duhet të qëndrojnë fëmijët para ekranit? Ja çfarë thotë mjeku
Kur shumë pastërti dëmton? Ja çfarë duhet të dinë prindërit
A e rrit gjumi fëmijën? Nga gjatësia tek imuniteti, përgjigjet mjekja pediatre (VIDEO)