Si të humbni dhjamin e barkut me këtë mënyrë fantastike

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

dhjameKjo teknikë rrit kapacitetin e gjëndrave të djersës duke nxjerrë jashtë trupit substancat e dëmshme dhe helmet. Shpesh dietat e shëndetshme dhe ushtrimet, nuk janë të mjaftueshme për të arritur këtë. Provoni recetën me xhexhefill dhe rezultatet do t’ju mahnisin:

Përbërësit e nevojshëm:

  • 1 lugë gjelle xhenxhefil pluhur
  • Disa lugë locion trupi
  • Qese plastike
  • Leckë mëndafshi
  • Fashë elastike

Lagni një peshqir në ujë të ngrohtë dhe vendoseni rreth zones së barkut. Lereni disa minuta për të hapur poret e lëkurës. Përsëriteni këtë procedurë edhe një herë nëse është e nevojshme.

Përzieni xhenxhefillin me locionin e trupit dhe aplikoni një shtresë të trashë.  Pastaj, mbështilleni me qese plastike dhe së fundmi, me fashë. Mos e shtrëngoni shumë, ajo duhet të jetë të rehatshme. Lereni të veprojë për 4 orë dhe për rezultate më të mira mund ta mbani përgjatë gjithë natës. Mund të keni ndjesi shpimi gjilpërash në fillim, por kjo është një shenjë treguese se kjo metodë vërtet po funksionon.

Është e rëndësishme të dini se rezultatet mund të ndryshojnë nga personi në person, në varësi të metabolizmit, dietës dhe aktivitetit fizik.

Burimi:http://www.healthyrecipesplan.com/

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe