Si të shëroni thembrat e plasaritura

Thembrat e plasaritura janë një problem i zakonshëm i njerëzve nga të gjitha moshat dhe shkaktohen kryesisht nga mungesa e lagështisë. Shkaqe të tjera që çojnë në thembra të plasaritura janë qëndrimi në këmbë për orë të gjata, moti i ftohtë, ekspozimi i vazhdueshëm ndaj ujit, mbipesha dhe veshja e këpucëve të ngushta dhe me material të keq.

thembra te caraKushtet si ekzema, psoriasis, sëmundjet tiroide dhe diabeti kontribuojnë në këtë problem gjithashtu. Thembrat e çara janë të dhimbshme, mund të shkaktojnë infeksion dhe nuk janë aspak estetike, por ky problem mund të mënjanohet me disa mjete të thjeshta në shtëpi.

Ujë i ngrohtë: futni këmbët në ujë të ngrohtë për 10 minuta në mënyrë që të përmirësohet qarkullimi i gjakut. Bëjeni këtë gjë çdo ditë.

Uthull molle (musht): përdoret për thembrat e plasaritura si acid acetik dhe ndihmon në zbutjen e lëkurës dhe lehtësimin e dhimbjeve. Hollojeni pak uthull molle me ujë të vakët dhe bëni dush për 10-15 minuta. Kjo mënyrë ka efekte të menjëhershme dhe mund të përdoret disa herë në ditë që të keni rezultate të dukshme.

Lëng limoni: për shkak të aciditetit që përmban ndihmon në largimin e qelizave të vdekura dhe lëkurës së thatë nga këmba. Lëngu i limonit e bën lëkurën më të butë dhe më elastike.

Përdorni furça: me anë të furçave me fije të forta masazhoni thembrat e këmbëve dhe hiqni lëkurën e thatë. Pas kësaj procedure lyeni thembrat me një krem hidratues me përmbajtje bimore.

Xhenxhefil: zieni për 15 minura xhenxhefil me ujë. Lëreni të ftohet uji aq sa ta duroni dhe mbajini këmbët në këtë lëng për 20 minuta. Përsëriteni këtë gjë 2 herë në ditë.

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat