Kryefaqja Box 5 Si të shmangim dëmtimin në tru, disa shkaqe interesante

Si të shmangim dëmtimin në tru, disa shkaqe interesante

0
Shpërndaje

Truri është organi më kompleks në trupin e njeriut dhe padyshim një ndër krijimet më komplekse në universin që ne jetojmë. Truri i njeriut në kompleksitetin e tij vepron si një pajisje e sigurt, që e bën organin më të mahnitshëm të një qenieje njerëzore. Disa nga sjelljet tona të përditshme mund të jenë shkak i mosfunksionimit të mirë të trurit. Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetit, disa nga sjelljet e mëposhtme janë sjellje që mund të shkaktojnë dëmtime të rënda në tru.

Mosngrënia e mëngjesit: personat që nuk e konsumojnë vaktin e mëngjesit, janë më të prirur për të pasur një nivel më të ulët të sheqerit në gjak dhe si pasojë, kjo çon në një furnizim të pamjaftueshëm të trurit, duke shkaktuar dëmtimin e tij.

truriUshqyerja e tepërt: ngrënia e tepërt mund të shkaktojë acarim të disa qelizave të trurit e të çrregullojë mekanizmat që rregullojnë ushqyerjen. Studiuesit pohojnë se ky zbulim mund të hapë rrugë të reja për kurimin e obezitetit, por edhe për shqetësime që lidhen me të. Ngrënia e tepruar shkakton forcim të arterieve të trurit duke çuar në një zvogëlim të fuqisë mendore.

Duhanpirja: është një nga shkaqet kryesore të dëmtimit të trurit, shkakton një tkurrje të shumëfishtë të tij dhe mund të çojë në sëmundjen e alcajmerit (plakja e trurit, humbja e kujtesës).

Konsumimi i tepruar i sheqerit: sasia e tepërt e sheqerit ndërpret thithjen e proteinave dhe lëndëve ushqyese, duke shkaktuar kequshqyerje, gjë që mund të ndikojë në zhvillimin e trurit.

Ndotja e ajrit: ndotja është e lidhur ngushtë me problemet kardiovaskulare apo të mushkërive. Por, sipas studimeve të bëra së fundmi, truri është konsumuesi më i madh i oksigjenit në trupin tonë. Thithja e ajrit të ndotur zvogëlon furnizimin me oksigjen të trurit, duke çuar në një ulje të efektshmërisë së tij.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here