Si të tejkaloni shqetësimet nga vapa gjatë shtatzënisë

Shqetësimet kryesore që lidhen me qëndrimin në diell dhe ekspozimin ndaj temperaturave të larta sidomos për gratë shtatzëna janë: enjtja e këmbëve, hipotensioni, djersitja e shtuar, ndjesia e lodhjes, pagjumësia etj. Ndaj gjatë kësaj periudhe mbani parasysh disa këshilla praktike.

shtatzene plazhPlazhi dhe banjat e diellit

Këshilla kryesore mbetet shmangia e qëndrimit në diell dhe në temperatura të larta. Gjatë shtatzënisë  toleranca e organizmit është më e ulët ndaj temperaturave të larta.

Ndaj shmangni daljen në plazh në pikun e nxehtësisë, përdorni  kremra të lëkurës me faktorë të lartë mbrojtës, përdorni veshje të pambukta me ngjyrë të çelët, përdorini  kapele  të mëdha.

Nëse mendoni se qëndrimi në çadër e ul rrezikun e ekspozimit nga dielli në një përqindje të lartë, atëherë gaboheni. Kjo është pjesërisht e vërtetë, ndaj është më e këshillueshme që gratë shtatzëna të qëndrojnë nën hijen e pemëve për të qenë më shumë të mbrojtura.

Enjtja e këmbëve, ndjesia e fryrjes

Megjithëse enjtja e këmbëve dhe ndjesia e fryrjes janë të pranishme gjatë shtatzënisë pavarësisht stinës, këto shqetësime janë më të shprehura gjatë stinës së verës. Për të reduktuar këto shqetësime do t’ju sugjeronim: veshjen e këpucëve komode, evitimin e mbajtjes së unazave, aplikimin e masazheve të lehta, madje përdorimin e kremrave që mund të aplikohen në gjymtyrët e sipërme për të lehtësuar këtë problem. Çdo mbrëmje mund të bëni banjë të këmbëve me ujë të ftohtë, duke shtuar në ujë kripë të jodizuar ose sodë buke.

shtatzene plazh 1Tensioni i ulët dhe humbja e kripërave minerale

Gjatë kësaj periudhe, pasi të konsultoheni me mjekun tuaj, mund të merrni elemente minerale përmes integratorëve ushqimorë të veçantë.

Shtoni sasinë e ujit që konsumoni gjatë ditës, sasi që duhet të jetë të paktën 1.5-2 litra në ditë.

Evitoni ushqimet pikante dhe ushqimet që ngadalësojnë tretjen dhe që shtojnë ndjesinë e lodhjes apo të fryrjes. Preferoni frutat dhe ushqimet lehtësisht të tretshme nga organizmi.

Nëse keni mundësi të largoheni nga qyteti, është e preferueshme që periudha e verës të kalohet në zona kodrinore dhe rurale, ku temperaturat janë më të ulëta dhe lagështia e ajrit po ashtu.

Vishni rroba të lehta, të prodhuara nga fibra natyrale, për të mundësuar transpirim më të mirë të lëkurës.

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat