Simptomat dhe shkaqet e kancerit të pankreasit

Arben Beqiri, mjek gastro-hepatolog

Kanceri i pankreasit quhet një sëmundje “e heshtur”, “tinzare”, pasi simptomat apo shqetësimet lidhur me të shfaqen vetëm në fazat më të avancuara të sëmundjes. Kështu, me avancimin dhe përhapjen e kancerit, fillon të zhvillohet dhimbja në pjesën e kanceri i pankreasitsipërme të abdomenit dhe shpesh duke u përhapur prapa në shpinë.

Dhimbja mund të përkeqësohet pas vakteve të ushqimit apo kur personi shtrihet. Simptoma të tjera të kësaj sëmundjeje janë zverdhja, ndjenja e të vjellit, humbja e oreksit, rënia në peshë, lodhja, dobësia trupore dhe depresioni.

Shkaqet e kancerit të pankreasit

Megjithëse shkaku i kësaj sëmundjeje nuk është krejtësisht i njohur, faktorët e rrezikut që duket se ndikojnë në shfaqjen e tij janë :

– Duhanpirja si faktor kryesor rreziku, ku statistikat tregojnë se duhanpirësit janë 2 herë më të prekur se ata joduhanpirës.

– Mosha është po ashtu një faktor, pasi vihet re se sëmundja prek kryesisht personat pas moshës 45 vjeç.

– Diabeti është gjithashtu i lidhur me kancerin e pankreasit, pasi është një faktor rreziku dhe simptomë e kësaj sëmundjeje.

– Faktorë të tjerë rreziku janë patologji si pankreatiti kronik dhe cirroza e mëlçisë.

– Historia familjare për kancer pankreasi, dieta e pasur me yndyrna, mbipesha (obeziteti) dhe jeta sedentare me mungesë të aktivitetit fizik, mundet të jenë gjithashtu faktorë në zhvillimin e kësaj sëmundjeje.

Postime të ngjashme

Gjuha e verdhë
parkinson
Çfarë është Parkinson?
Cili është ndryshimi midis një probiotiku dhe prebiotiku?
Toksikologu: Merimangat e zeza janë bërë më helmuese sesa nepërka
Pogeria, sëmundja e rrallë që shkakton plakjen e shpejtë të fëmijëve, shkaqet dhe komplikimet shëndetësore
Shenjat paralajmëruese që tregojnë se keni probleme me pankreasin
Ja cilat janë ushqimet që mbrojnë shëndetin e pankreasit
Gjithçka që duhet të dini për plakjen e parakohshme