Simptomat e para të një shtatzënie jashtë mitre, Edlira Bylykbashi: Ja shkaqet dhe faktorët e riskut

Shtatzënia ekstrauterine ndodh atëherë kur veza e fekonduar nuk implantohet në mitër por diku tjetër (vendoset dhe fillon të zhvillohet jashtë uterusit). Vendi ku më shpesh ndodh implantimi është në njërin prej tubave të Falopit, prandaj shpeshherë këto shtatzëni njihen ndryshe edhe si shtatzëni tubare.

Zhvillimi i shtatzënisë jashtë mitre mund të dëmtojë tubat apo vendin ku zhvillohet dhe konsiderohet urgjencë mjekësore pasi rrezikon jetën e gruas dhe çon në humbje të shtatzënisë.
Zakonisht zbulohet midis javës së 5-të dhe të 10-të të zhvillimit të shtatzënisë.
Gjinekologia Edlira Bylykbashi zbuloi për moderatoren Anila Cela disa nga arsyet.

“Arsyeja më e zakonshme e shtatzënisë jashtë mitrës është dëmtimi i tubave të mitrës që shkakton bllokim apo ngushtim.
Po ashtu, mund të ketë edhe problem me muret e mitrës, që zakonisht tkurren dhe bartin vezën e pllenuar në mitër. Infektimet e pelvikut dhe apendiksit mund të shkaktojnë tubin që të përdridhet apo të ngjitet, kështu që e vonon kalimin e vezës dhe lejon vezën të mbarësohet në tub. Megjithatë, në shumicën e rasteve, mbarësimi i vezës në tub nuk është i ditur. Në disa raste kjo formë e shtatzanisë mund të shfaqet pa asnjë arsye konkrete, megjithëse më të rrezikuara janë gratë që kanë pasur më parë një episod të tillë”- tha Bylykbashi.

 

Burimi: balkanweb.com

Postime të ngjashme

Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin