Skandali i Onkologjikut/ Garancia pasurore 20 milionë lekë liron nga “arresti shtëpiak” mjekun Edmond Gashi

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka zbutur masën e sigurisë për mjekun Edmond Gashi, i përfshirë në skandalin e Onokologjikut.

Masa “arrest shtëpie” për mjekun Edmond Gashi është zëvendësuar me garanci pasurore 20 milionë lekë, si edhe i është bllokuar pasaporta për të mos u larguar jashtë vendit.

Edmond Gashi dhe mjekë të tjerë të Onkologjikut dyshohen për korrupsion e vepra të tjera, pasi nga hetimet ka rezultuar se pacientëve të prekur me tumor nuk iu jepej shërbimi i duhur në spitalin shtetëror QSUT, por drejtoheshin tek klinika e tij private “Megis”.

Postime të ngjashme

Sekuestrohen mbi 10 mijë suplemente ushqimore dhe bimore të skaduara në Tiranë
Studimi: Thithja e ajrit të ndotur, shkaktar i Alzheimer
Kancer, sëmundje zemre dhe efekte neurologjike tek fetusi! 28 karamele rezultojnë me nivele të larta arseniku
Shpresë për pacientët me migrenë, Inteligjenca Artificiale parashikon se cilat ilaçe funksionojnë më mirë
Humb jetën 4-vjeçari në Vlorë, dyshohet se i bëri reaksion mjalti
Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në dhëmbë, Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona! Akuza për vrasje nga pakujdesia
Studimi zbulon se shumica e efekteve anësore të statinave nuk shkaktohen nga ilaçet
Shëndetësia “nga xhepi”, familjet shqiptare paguajnë faturën më të lartë në rajon