Skleroza e shumëfishtë edhe mund të ndalohet

skleroz2

Përdorimi i herëshëm i barit kundër sklerozës së shumëfishtë (MS) mund të ngadalësojë keqësimin e sëmundjes. Skleroza e shumëfishtë godet trurin dhe palcën kurrizore. Sëmundja mendohet të jetë auto-imune; – e shkaktuar nga sistemi imunitar i vetë pacientit. Sistemi imun sulmon sistemin nervor; ndoshta si rezultat i ekspozimit ndaj një molekule me strukturë të ngjashme me të vetin. Vuajtjet e pacientit nga këto goditje zgjasin për shumë ditë deri muaj – duke afektuar muskujt, shikimin madje edhe personalitetin. Një studim i ri nga Akademia Amerikane e Neurologjisë konstaton se përdorimi i herëshëm i ilaçit “Beta-1A Interferon”  mund të ngadalësojë e madje edhe të ndalojë përparimin e sklerozës të shumëfishtë. Sipas studimit që zgjati 3 vjet dhe ku u përfshinë rreth 500 pacientë, ata që u trajtuan me “Beta-1A Interferon” menjëherë pas simptomave të para kishin më pak gjasa për të zhvilluar sklerozë të shumëfishtë “clinically definite” –  kur sëmundja përcaktohet dhe diagnostikohet klinikisht. Ngadalësimi i pezmatimit në fazën e herëshme të sëmundjes ruan qelizat nervore nga dëmtimi, thonë ekspertët, dhe se studimi thekson rëndësinë e diagnostikimit të herëshëm dhe trajtimit të sklerozës së shumëfishtë.

 

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Sinjalet e depresionit, psikiatrit bëjnë apel të mos neglizhohen këto ankesa