‘Skuqja’ e një adoleshenti rezultoi në krimba që zvarriteshin nën lëkurë

19-vjeçari zhvilloi gjendjen e lëkurës të ngjashme me gaforret në qafën e tij, ndërsa punonte si roje plazhi në Kaliforninë jugore.

Një mostër e vogël e lëkurës, e njohur mjekësisht si biopsi, zbuloi se ai kishte inflamacion të lehtë. Megjithatë, testi i mykut rezultoi negativ.

Më pas, ata e diagnostikuan atë me larva migruese të lëkurës – një infeksion parazitar i lëkurës i shkaktuar nga larvat e krimbave, krimba të vegjël që ende nuk janë zhvilluar.

Njerëzit shpesh e marrin infeksionin duke ecur zbathur në rërë, ose tokë të kontaminuar me feçe qeni ose macesh.

Larvat nuk janë mjaftueshëm të rritura për të depërtuar në zona të tjera të trupit dhe qëndrojnë në lëkurë, duke lëvizur deri në një centimetër në ditë.

Është veçanërisht e zakonshme në këmbë, kofshë dhe duar, por krimbat mund të hyjnë përmes çdo pjese të lëkurës. Nuk mund të përhapet midis njerëzve.

Kur larvat lëvizin nën lëkurë, sistemi imunitar i trupit reagon, duke shkaktuar vija të kuqe, me gunga që janë karakteristike për gjendjen.

Ky infeksion është veçanërisht i zakonshëm në rajonet tropikale të botës-duke përfshirë Karaibe, AzinëJuglindore, Afrikë dhe pjesë të Shteteve të Bashkuara Juglindore.

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat