Ju kishte shkuar mendja që 18 janari do të ishte një ditë depresive?! Studimet e ndryshme thonë se kjo ditë është konsideruar e tillë, pasi jemi pas Krishtlindjeve, ku financat tona nuk janë aspak në nivelin e
duhur, ku bën shumë ftohtë dhe, mbi të gjitha, kur vera të duket një periudhë shumë e largët.
Shkencëtarët e kanë cilësuar 18 janarin si ‘‘E Hëna Blu’, pasi në këtë ditë njerëzit ndihen shumë keq dhe tejet të izoluar, nivelet e borxhit janë më të larta dhe bën shumë më ftohtë se çdo ditë të vitit.
Në Angli, çështja në fjalë është marrë shumë seriozisht: 26% e britanikëve ndihen të izoluar gjatë këtij muaji, ndërsa 2/3 e popullsisë janë në depresion./ Përgatiti: Blertina Koka, Shëndet+


