Spoti horror për duhanin

Një duhanpirës në dy vdes për shkak të vesit të tij, ky është rezultati i studimeve që ka kryer departamenti i Shëndetit në Britaninë e Madhe. Për të sensibilizuar duhanpirësit që të heqin dorë ky departament ka bërë një spot ku cigarja “flet”. Dame Sally Davies, përgjegjëse e këtij departamenti thotë se “duhanpirësit asnjëherë nuk mendojnë për dëmet që shkakton në organizëm tymi i duhanit”. Reklama e publikuar nga qeveria e Britanisë së Madhe ka si qëllim të pasqyrojë dëmet e padukshme që shkakton pirja e duhanit. Spoti tregon një burrë i cili tymos një cigare, dhe pas çdo thithje një masë e ngjashme me tumorin rritet brenda cigares, duke paralelizuar me atë që ndodh në trupin e njeriut. Videoja ka shkaktuar shumë reagime për shkak të impaktit të fortë emotiv. Nisma nisi për shkak se sipas statistikave një e treta e duhanpirësve mendojnë se rreziqet që vijnë nga duhani janë ekzagjeruar nga shkencëtarët.

http://www.dailymotion.com/video/xwnfp0_gb-spot-horror-contro-il-fumo_news

Postime të ngjashme

Jo vetëm estetikë: Çfarë fshihet pas rinoplastikës? Intervistë me Dr. Klaudia Stajka
A ka një lidhje mes menopauzës dhe kancerit të gjirit ose mitrës? Ja çfarë thotë mjekja
Nutricionistja: Kujdes nga dietat detox! Ulin masën muskulore, nuk largojnë dhjamin
Dietat drastike – Nutricionistja Silvia Guxho: Ja çfarë ndodh në trupin tonë!
Sa duhet të qëndrojnë fëmijët para ekranit? Ja çfarë thotë mjeku
Kur shumë pastërti dëmton? Ja çfarë duhet të dinë prindërit
A e rrit gjumi fëmijën? Nga gjatësia tek imuniteti, përgjigjet mjekja pediatre (VIDEO)
Elementi që duhet shtuar patjetër kur foshnja ushqehet me qumësht formulë