Stresi i përditshëm shkaktar i infarktit

st 1

Një studim i profesorëve nga Universiteti Binghamton ka treguar se situatat stresuese në jetën e përditshme mund të jenë shkaktar i infarktit te njerëzit. Ekspertët amerikanë kanë shpjeguar se në çastet e shokut befasues apo stresit intensiv, lirohen hormone të cilat lëvizin pllakën e ngjitur në arteriet e gjakut.

Më pas, kjo pllakë hyn në qarkullim dhe në formë të emboluseve mund të mbyllë enët e gjakut duke sjellë deri tek infarkti i zemrës.

”Infarkti i zemrës dhe i trurit shpesh ndodh menjëherë pas ndonjë ndodhie që shkakton prodhimin e shtuar të hormoneve katekolamine. Këto ndodhi më shpesh janë shoku, ngarkesa ekstreme dhe stresi i madh”, ka deklaruar profesor David Davies nga Universiteti i Binghamton.

Ndryshe, me këto sëmundje janë më të goditura vendet e zhvilluara, sidomos SHBA-të dhe Britania e Madhe. Në Evropë, me sëmundjet kardiovaskulare kryeson Finlanda.

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Sinjalet e depresionit, psikiatrit bëjnë apel të mos neglizhohen këto ankesa