Studim: Dieta mesdhetare na mbron nga diabeti

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Është përdorur prej kohësh si një model i ushqyerjes së shëndetshme, që na mbron zemrën. Kohët e fundit, shkencëtarët kanë arritur të provojnë se “dieta mesdhetare” na mbron edhe nga diabeti i tipit 2.

Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti i Harvardit studiuan dietën dhe të dhënat mjekësore të 200 mijë profesionistëve të shëndetit në Amerikë gjatë një periudhe 20-vjeçare.

Në fund të studimit ata dolën në përfundimin se personat që kishin konsumuar më shumë drithëra, fruta, perime, fruta të thata dhe bishtajore, dhe më pak mish, ishin 34 për qind më pak të rrezikuar të vuanin nga diabeti i tipit 2. Ky studim, i publikuar tek revista PLOS One, synon të nxjerrë në pah rëndësinë e ndryshimit midis versioneve “të shëndetshme” dhe “më pak të shëndetshme” të ushqimeve me bazë bimore. Por shembull, drithërat duhet të konsumohen siç janë, jo të përpunuara.

Ata që zgjedhin opsionet “më pak të shëndetshme” të ushqimeve vegjetariane, si drithëra të përpunuara, patate dhe pije të sheqerosura, janë 16 për qind më të rrezikuar që të zhvillojnë diabetin e tipit 2.

Një dietë e pasur me bimë dhe më pak produkte mishi ul rrezikun e diabetit me 20 për qind. Mendohet se “versionet e shëndetshme” funksionojnë kundër diabetit për shkak të niveleve të larta të fibrës, antioksiduesve, acideve yndyrore të pangopura dhe lëndëve të tjera ushqyese.

Një studim i vitit 2013 nga Universiteti i Barcelonës, Valencias, Malaga dhe Navarra zbuloi se kjo dietë mesdhetare ndihmon gjithashtu për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare dhe goditjet në tru.  Ndërsa një tjetër studim tregoi se “yndyrat e mira” tej vaji i ullirit mesdhetar janë më efektive për të rënë në peshë sesa numërimi i kalorive.

Por, është hera e parë që thuhet se kjo dietë na mbron nga diabeti, një tjetër sëmundje që po përhapet me hapa të frikshme.

“Ky studim thekson se dieta e shëndetshme e bazuar tek bimët mund të luajë një rol të rëndësishëm në parandalimin e diabetit të tipit 2”, shprehet ekspertja e dietave ushqimore, dr. Ambika Satija, nga Universiteti i Harvardit.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë ndodh me trupin kur ha boronica çdo ditë – Eksperienca ime si diabetike tip 1
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm