Studimi i fundit/ Fëmijët ndihen të uritur të paktën katër herë në ditë

Fëmijët ankohen se janë të uritur mesatarisht katër herë në ditë, ose gati 1,500 herë në vit. Sipas “The Sun”, një eksperiment me 1.000 fëmijë të moshës 6-16 vjeç, zbuloi se pavarësisht se kishin ngrënë vaktin e fundit deri në orën 7:02 pasdite, 67% thanë se kishin fjetur të uritur. Ndërsa 88% ishin zgjuar të uritur në mëngjes.

Gjithashtu, ora 12:05 është koha kur fëmijët kanë më shumë gjasa të ankohen dhe të thonë se kanë nevojë për të ngrënë diçka. Si rezultat i urisë, fëmijët thanë se ndihen të lodhur dhe se shpërqendrohen lehtësisht.

Studimi zbuloi po ashtu se nëse dikush i thonte shokut se ndihet i uritur, atëherë ata e ndanin ushqimin me njëri-tjetrin. Sipas ekspertëve, fëmijët ndjejnë uri të paktën katër herë në ditë.

Postime të ngjashme

Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara