Pakënaqësia apo stresi nuk vrasin, nuk rrisin mundësinë e vdekshmërisë për ndonjë shkak, siç thonë studimet e mëparshme. Një deklaratë e tillë vjen nga një studim i kryer nga Universiteti i Uellsit të Ri Jugor në Australi dhe i udhëhequr nga Bet Liu.
“Problemi i stresit, – thotë Liu, – është se ngatërrohen shkaqet me pasojat: shumë studime në të shkuarën kanë gjetur një lidhje mes mirëqenies, kënaqësisë, gjendjes së relaksit dhe shëndetit të mirë, por kjo nuk nënkupton se të qenët të palumtur apo të pakënaqur i bën keq shëndetit deri në pikën që rrit rrezikun e vdekjes tek individi”.
Ekpsertët kanë mbledhur të dhëna për mbi 10 vjet duke përfshirë qindra mijëra gra (mbi 700 mijë gra). Kanë parë se nuk ka lidhje mes rasteve të vdekshmërisë për çfarëdolloj shkaku dhe nivelit të stresit dhe pakënaqësisë.
Pra, duke marrë parasysh gjithë faktorët e përfshirë (për shembull, nëse një person pi duhan ose jo apo faktorë të tjerë të lidhur me shëndetin), rreziku për vdekshmërinë nuk ndryshon nëse ky person është i lumtur apo i stresuar. Por e kundërta në fakt është e vërtetë: të pasurit shëndet të keq apo vuajtje nga sëmundje të rënda ju bën të palumtur./ Shëndet+


