Nëse ka një mit shëndetësor që “nuk do të vdesë kurr” është ky: Ju duhet të pini 8 gota ujë në ditë. Kjo gjë nuk është aspak e vërtetë, nuk ka asnjë studim të mirfilltë shkencor që e vërteton këtë.
Nuk ka asnjë rekomandim formal për sasinë e përditëshme të ujit që kanë nevojë njerëzt. Uji gjendet në ushqimet që gatuajmë, fruta dhe perime. E rëndësishme është që individi nuk duhet të humbasë lëngjet e trupit, por këto lëngje nuk janë domosdoshmërisht ujë. Birra, çaji, kafja janë lëngje gjithashtu.
Është e vërtetë që duhet të qëndroni të hidratuar gjatë gjithë ditës dhe s’duhet të prisni etjen për të pirë ujë, por nuk është domosdoshmërisht e nevojshme të konsumoni 8 gota ujë në ditë.
Në kundërshtim me mitet që keni lexuar apo dëgjuar për ujin, nuk ka asnjë provë të vërtetë shkencore që pirja e ujit shtesë (më shumë seç keni nevojë), sjell përfitime shëndetësore. Sipas hulumtimeve të kohëve të fundit është përcaktuar si “i lartë” konsumimi i 8 gotave ujë në ditë, për shkak se ju konsumoni dhe lëngje të tjera gjatë ditës përveç ujit.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


