Studimi/ Një shëtitje 10-minutëshe pas një vakti redukton sheqerin në gjak

“Shëtitjet e shkurtra 10-minutëshe rezultojnë tepër efektive për sheqerin në gjak”, thotë Daily Telegraph. Ky është rezultati i një studimi që synonte të maste sesa efktive ishte një shëtitje 10-minutëshe pas një vakti kryesor. Dhe përfundimi ishte mahnitës.  Personat që lëviznin 10 minuta pas ngrënies (një shëtitje, ose kërcim) kishin nivele më të ulëta të glukozës në gjak, sesa ata që kryenin një shëtitje 30 minuta çdo ditë.

Studimi, i cili përfshiu 41 të rritur, zbuloi se shëtitjet më të shkurtra dhe më të shpeshta menjëherë pas ngrënies reduktonin glukozën në gjak me rreth 12% krahasuar me një shëtitje të vetme 30 minuta.

Përfitimi më i madh u pa pas vaktit të mbrëmjes kur konsumi i karbohidrateve ishte i lartë dhe pjesëmarrësit prireshin të ishin më pak aktivë.

Studiuesit nuk shpjeguan pse një shëtitje pas ngrënies ishte më efektive në uljen e glukozës në gjak. Megjithatë, ata besojnë se një shëtitje e shkurtër pas çdo vakti mund të zvogëlojë nevojën për injeksione të insulinës, të cilat mund t’i ndihmojnë njerëzit të menaxhojnë më mirë peshën e tyre.

Studiuesit thonë se udhëzimet aktuale të aktivitetit fizik duhet të ndryshohen për të përfshirë në mënyrë specifike aktivitetin pas vaktit, veçanërisht pas ngrënies me shumë karbohidrate, si buka, orizi, patatet dhe makaronat.

Ka 4 milionë njerëz që jetojnë me diabet në MB dhe 90% e tyre kanë diabet të tipit 2, sipas Diabetes UK. Diabeti i tipit 2 ndodh kur trupi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë për të funksionuar siç duhet, ose qelizat e trupit nuk reagojnë ndaj insulinës.

Gjetjet janë interesante dhe nëse konfirmohen nga kërkime të mëtejshme, mund të nënkuptojnë se ky ndryshim i thjeshtë i stilit të jetesës do të sillte shumë përfitime te personat me diabet.

 

 

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat