Të nxehtin mund ta luftoni edhe nëpërmjet ushqimeve

Gjatë muajve të nxehtë të verës ekspertët e shëndetit dhe të ushqyerit theksojnë se organizmi i njeriut ka nevojë të konsumojë ushqim të lehtë dhe pa yndyrë, sepse përndryshe mund të jetë tepër e vështirë përballimi i nxehtësisë. Ato që rekomandohen edhe nga nutricionistët janë ushqimet sezonale, frutat dhe perimet.

Shalqiri rekomandohet të konsumohet sa më shumë pasi 90 për qind e tij është ujë. Gjithashtu qershi, pjepër, kajsi dhe fruta të tjera sezonale kanë sasi të mjaftueshme uji dhe në këtë mënyrë trupi i hidratuar e përballon më lehtë nxehtësinë.

Konsumoni domate, kastraveca, speca dhe perime të tjera që janë të pasura me ujë dhe vitamina. Domatet, janë të pasura me likopen, i cili, ndër të tjera, ofron një mbrojtje natyrale nga rrezet e dëmshme të diellit.

Çokollatën dhe biskotat zëvendësojini me kos të freskët me fruta ose akullore, të cilat lehtësisht mund t’i përgatisni në shtëpi.

“Ushqimet e bardha” ku bëjnë pjesë buka e bardhë, sheqeri, orizi dhe ushqimet e ngjashme, nuk gjenden në listën e ushqimit të shëndetshëm, por gjatë verës është më mirë t’i shmangni edhe më tepër, duke përdorur më shumë ushqim të freskët dhe bio.

Burimi: healthyfoodhouse / shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Pas gjelit të detit, 3 lëngjet detox që ndihmojnë organizmin nëse ndiheni të fryrë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
Si të gatuani me mjeshtëri gjelin e detit; Mënyra dhe temperatura e duhur
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor