Të përgjumur gjatë ditës, kjo nuk është shenjë e mirë!

Vihet në rrezik edhe përqendrimi ynë dhe nuk na lejon të vëmë në punë gjithë kapacitetin tonë intelektual

Përgjumja mund të jetë vërtet e bezdisshme, sidomos gjatë ditës, pasdite apo kur është e vazhduar. Ndonjëherë na ndalon që të bëjmë punët tona siç duhet dhe na bëjnë të ndihemi keq, sepse duket sikur zgjat gjithë kohës dhe ndodh menjëherë, sidomos pas të ngrënit.

pergjume te punaVë në rrezik edhe përqendrimin tonë e nuk na lejon të vëmë në punë gjithë kapacitetin tonë intelektual. Na jep një ndjenjë lodhjeje që sidomos në ndërrimet e stinëve mund të jetë e vazhdueshme? Cilat janë shkaqet? Cilat janë mënyrat për ta shmangur?

Shkaqet

Shkaqet e përgjumjes mund të jenë shpesh të thjeshta dhe të lidhur me stresin që kalojmë gjatë ditës. Është sikur truri të zgjedhë të bëjë një pushim për t’I bërë ballë ngarkesës së madhe të punës. Herë të tjera mund të ndodhemi përballë një senjali që tregon patologji më të rënda. Mes këtyre duhet përmendur diabeti, hipertiroidet, forma të ndryshme të anemisë, problem me frymëmarrjen dhe veshkat.

Përgjumja mund të shkaktohet edhe nga probleme të ndryshme hormonale dhe metabolike, sidomos në ndryshimet e stinëve, kur jemi më të ndikueshëm nga klima dhe temperature. Megjithatë, në bazë të saj mund të jenë edhe shkaqet psikologjike, si depresioni apo një cilësi e keqe e gjumit. Edhe stili i çrregullt i jetës shpesh mund të ketë rezultate të tilla.

pergjumje para kompjuteritZgjidhjet

Është e vështirë të thuhet se cilat mund të jenë zgjidhjet për përgjumjen. Nëse gjatë shtatzanisë mund të jetë e pranueshme për shkak të ndryshimeve hormonale, në raste të tjera është e nevojshme t’i drejtohemi një konsulte mjekësore, që mund të tregojë edhe sëmundjen e mundshme që mund të jetë në bazë të shqetësimit.

Nëse problem vazhdon, mund t’i nënshtroheni një studimi neurofiziologjik të gjumit. Në të përdoren elektroda specifike që çojnë në një monitorim të fazave të gjumit në kohëzgjatjen e 24 orëve.

Nëse gjehet baza e problemit, mund të procedohet me një kurë që zakonisht janë ilaçe që veprojnë si neurotransmetues të hipotalamusit.

Nëse bëhet fjalë për një problem të përkohshëm, mund të përdorim edhe qetësues natyralë, ndoshta duke përdorur ushqime stimulus si çokollata apo kafeja. Nuk duhet harruar se magnezi, propolisi, acidi folik dhe xhinsengu ndihmojnë në tejkalimin e ndjenjës së lodhjes dhe ngrenë humorin.

Ndonjëherë është e rëndësishme të shtohet konsumi i frutave dhe perimeve duke nisur që në mëngjes me një dozë të mirë të karbohidrateve dhe sheqernave, për të pasur më shumë energji për të shpenzuar gjatë ditës.

Sidoqoftë nuk duhen harruar ushtrimet fizike të rregullta.

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat