Promblematikat e lumit Drin, mungesa e një parku lojrash në qytet, mungesa e theksuar e koshave për hedhjen e mbeturinave, ndërtimet e shumta në zonën e Shëngjinit, ishin disa nga problematikat që ngritën të rinjtë e qytetit të Lezhës gjatë takimit të organizuar nga shoqata Together for life.
Ky takim u zhvillua në kuader të projektit Informim-komunikimi për politikat mjedisore, mbështetur nga REC Shqipëri me fonde të Qeverisë Suedeze Embassy of Sweden in Tirana si pjesë e programit Senior Albania. Të rinjtë e gjimnazit profesional Kolin Gjoka dhe gjimnazit Gjergj Kastrioti, diskutuan gjithashtu premtimet që Kryetari i Bashkisë ka bërë lidhur me problematikat mjedisore të qytetit.
Gjithashtu u bë një prezantim për të drejten e informimit dhe aksesin e qytetatëve për të marrë informacion.


