Tensioni lartë i gjakut, lamtumirë përgjithmonë ilaçeve

Nga MYFTAR BARBULLUSHI

Nefrolog në QSUT

Pas ndërhyrjes që iu bë këtyre të sëmurëve në veshka, në pjesën më të madhe të rasteve u hoq fare mjekimi, ndërsa në pak raste u ulën shumë dozat e ilaçeve

myftar barbullushi

Hipertensioni është sëmundja që mënë të lidhur mijëra njerëz pas mjekimit për vite me radhë. Në fkat tashmë ka rreze shprese edhe për këtë pacient, jo vetëm për të ndërprerë marrjen e medikamneteve por për tu shëruar plotësisht.

Një studim i botuar pak ditë më parë në revistën më prestigjioze amerikane, Journal of the American Society of Nephrology, si dhe i prezantuar në Kongresin Europian të Nefrologjisë dhe së fundi të Kardiologjisë, në gusht të këtij viti në Gjermani, të befason me rezultatet e shkëlqyera të mjekimit të tensionit të rritur të gjakut, në një grup shumë të madh të sëmuresh, të cilët, megjithëse merrnin deri në 5 medikamente, vazhdonin të kishin shifra të larta të tensionit. Pas ndërhyrjes që iu bë këtyre të sëmurëve në veshka, në pjesën më të madhe të rasteve u hoq fare mjekimi, ndërsa në pak raste u ulën shumë dozat e ilaçeve. Pas dy vitesh mjekimi rezultatet janë të shkëlqyeshme. Në asnjë të sëmurë të mjekuar nuk u rishfaq tensioni, duke të bërë të mendosh për një shërim permanent të tensionit. Kjo procedurë e suksesshme – e njohur si denervimi i veshkës – do të fillojë të aplikohet si procedurë rutinë jo më vonë se vitin tjetër. Teknika bazohet në «bombardimin»  e nervave të veshkave me anë të radiovalëve, nëpërmjet një kateteri që futet në veshkë, pasi mendohet se janë pikërisht këto nerva të veshkave që japin sinjale false në tru, i cili më pas do të nxisë mekanizmat që e mbajnë të lartë tensionin e gjakut. “Kjo teknikë mund të përbëjë një mjekim të përhershëm të tensionit të lartë të gjakut”, vënë në dukje studiuesit. Në fillim do të aplikohet vetëm në të sëmurët me tension rezistent nga barnat, më pas shpresohet të jetë procedurë për të gjithë të sëmurët me tension të lartë. A mos vallë po vjen dita t’u themi lamtumirë barnave të tensionit të lartë?

****

Rezultatet e këtij studimi kanë ardhur pikërisht nga roli i veshkës në organizëm. Për të spjeguar atë çka u tha më lart roli i veshkës në ekuilibrin e lëngjeve, filtrimin e substancave toksike, në tensionin e gjakut, në anemi e në problemet e kockave dhe për më tepër, mënyra e heshtur, fine me të cilën ajo i realizon dhe koordinon këto funksione, do të identifikohej në mënyrë shumë filozofike në mbylljen e librit të Smith-it 70 vjet më parë: «Pa veshka, këtu në tokë nuk do të kishte filozofi».  Pas këtij studimi të fundit, mund të shtohej: ”Në mrekullinë e këtij organi qëndron edhe sekreti i mjekimit të tensionit të lartë”.

Roli i veshkës në ekuilibrin e lëngjeve, filtrimin e substancave toksike, në tensionin e gjakut, në anemi e në problemet e kockave dhe për më tepër, mënyra e heshtur, fine me të cilën ajo i realizon dhe koordinon këto funksione, do të identifikohej në mënyrë shumë filozofike në mbylljen e librit të Smith-it 70 vjet më parë: «Pa veshka, këtu në tokë nuk do të kishte filozofi».  Pas këtij studimi të fundit, mund të shtohej: ”Në mrekullinë e këtij organi qëndron edhe sekreti i mjekimit të tensionit të lartë”.

“Nga peshku në filozofi” është titulli i një libri të jashtëzakonshëm të Homer Smith-it, botuar në Boston në vitet ’50, libër që e intrigoi shumë botën mjekësore rreth  funksionit të këtij organi interesant të quajtur veshkë. Insistimi i autorit se veshka është organi që në vetvete përmban stofin e filozofisë ka ndryshuar në mënyrë konceptuale perceptimin për veshkën në veçanti dhe nefrologjinë në përgjithësi, deri edhe te studentët e mjekësisë.

Fatmirësisht, Bibla dhe Shekspiri e kishin kuptuar akoma më herët rëndësinë e këtij organi. Në librin e shenjtë thuhet: ”Zoti, për të gjykuar një njeri, sheh veshkat e tij”. Përse pikërisht veshkat? Sepse veshkat konsideroheshin vendi i temperamentit, i emocioneve, i virtytit. Në veprën “Gratë gazmore të Uindsorit” të Shekspirit, në aktin e tretë, te skena e 5, Falstaf deklamon – ”a man of my kidneys” (“burri i veshkave të mia”) – që do të thotë një burrë si unë, me te njëjtat ndjenja dhe ndoshta me të njëjtin karakter.

****

Nëse Libri i Shenjtë dhe Shekspiri u drejtohen veshkave për të shprehur temperament dhe virtyt, një arsye duhet të ketë. Dhe në fakt ka. Vetëm duke parë raportin e njeriut me tokën mund të kuptosh shumë gjëra mbi veshkat. 75% e trupit tonë është ujë, megjithatë, ne arrijmë të jetojmë në një tokë të thatë pa pasur probleme. Në oqean ishte kollaj, ujë e kripë sa të duash. Në tokë, në fakt, organizmi i njeriut duhet të dijë të ruajë jo vetëm ujin, por edhe kripërat; vetëm veshkat dinë ta bëjnë këtë. Në sajë të tyre, mjafton të pimë 2-3 litra ujë në ditë dhe ne jetojmë pa probleme. Të gjitha qelizat e trupit tonë mjaftohen me këtë sasi uji për të kryer funksionet e tyre. Si arrin uji që pimë të shpërndahet në të gjithë trupin dhe t’i japë secilës qelizë atë sasi uji dhe kripërash që ajo ka nevojë? Kush e di përmbajtjen dhe nevojat e tyre? Kush e ruan këtë ekuilibër gati-gati hyjnor? Vetëm veshka. E pra, po mos të ishin veshkat, do të jetonim akoma në moçale e do të ishim të gjithë të fryrë si bretkosa. Janë veshkat që u kanë lejuar disa gjitarëve të lënë oqeanet dhe lumenjtë e të jetojnë në tokë. Pa veshka, toka do të ishte shumë armiqësore me njeriun.

Pikërisht ky funksion i veshkës në rregullimin e volumit të lëngjeve dhe të kripërave, së bashku me prodhimin e disa hormoneve, bën që asaj t’i atribuohet roli kryesor në mbajtjen e një tensioni normal të gjakut. Çdo prekje, e njohur apo e panjohur, e funksionit të saj, do të çojë në sëmundjen e hipertensionit, tensionit të lartë të gjakut. Sot në qarqet shkencore ka bindje absolute se pikërisht veshkat janë shkaktaret kryesore për tensionin e lartë të gjakut edhe atëherë kur nuk e gjejmë dot shkakun e vërtetë. Është kjo arsyeja që çdo individ me tension të lartë të gjakut duhet të konsultohet me mjekun e veshkave.

 

Postime të ngjashme

Frutat që ulin tensionin e lartë të gjakut në mënyrë natyrale, sipas ekspertëve
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
A janë hemorroidet një shenjë paralajmëruese e kancerit anal?
Hashimoto: Vlerat mund të përmirësohen nëse nuk konsumoni qumësht
viroz apo helmim
Helmim apo virozë – Si të dalloni shqetësimet e stomakut
Pini ujë dhe kripë Himalayan me stomakun bosh! Vetitë shëruese të kësaj përzierje janë të shumta
Kujdes nga helmimi i ushqimit në verë! Ylli Merja: Ja një kurë natyrale bimore që trajton helmimin
Si ta kuptoni nëse keni tepricë hekuri – Çfarë i ndodh trurit dhe organizmit