Tetë vende, marrëveshje për mbrojtjen e mjedisit në Harkun Dinarik

Harku DinarikZona që përfshin tetë vende të Ballkanit Perëndimor do të mbrohet duke krijuar 2 parqe kombëtare, 10 peisazhe dhe 3 zona detare të mbrojtura

Përfaqësuesit e qeverive të tetë vendeve: Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kroacisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë dhe Sllovenisë kanë firmosur një marrëveshje për mbrojtjen e mjedisit në Rajonin e Harkut Dinarik. WWF, organizata për mbrojtjen globale, organizoi këtë aktivitet në bashkëpunim me IUCN dhe Ministrinë e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit të Malit të Zi.

Marrëveshja angazhon në mënyrë zyrtare vendet e Harkut Dinarik të forcojnë bashkëpunimin rajonal në ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm dhe të krijimit të zonave të mbrojtura ndërkufitare, trepalëshe ndërmjet Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi.

Gjithashtu, është aprovuar krijimi i dy zonave të para detare të mbrojtura në Malin e Zi. Kjo marrëveshje rrit territorin e mbrojtur të tetë vendeve me më shumë se 13% dhe njëkohësisht vë në zbatim krijimin e 2 parqeve kombëtare, 10 peisazheve të mbrojtura dhe 3 zonave detare të mbrojtura.

Tetë vendet u angazhuan të çmojnë vlerën ekonomike të pasurive të tyre natyrore duke integruar synimet e ruajtjes së natyrës në zhvillimin e aktiviteteve ekonomike të peshkimit, shfrytëzimit të pyjeve, bujqësisë, energjisë, organizimit të territorit dhe bashkëpunimit ndërsektorial.

Harku Dinarik takimi (2)“Rajoni i bukur i Harkut Dinarik në Europën Juglindore është i pasur në burime natyrore dhe është përcaktuar nga WWF si një vend i rëndësisë botërore për biodiversitetin e tij të lartë”, tha Jim Leape, drejtor i Përgjithshëm i WWF Ndërkombëtar.“WWF përgëzon qeveritë pjesëmarrëse që vendosën të zgjedhin përfitimet afatgjata të shoqëruara me zhvillimin e qendrueshëm ekonomik mbi fitimet afatshkurtra të momentit”.

Tetë vendet angazhohen të vlerësojnë kontributin e zonave të mbrojtura në ekonomike e tyre dhe atë rajonale, si dhe të planifikojnë skema financimi të qendrueshme për zonat e mbrojtura. Kjo përfshin planet për ngritjen e turizmit të qendrueshëm në këto zona në pesë vitet e ardhshëm.

“Natyra nuk njeh kufij”, tha Boris Erg, drejtor i programit për Europën Juglindore të IUCN. “Në këtë kuptim ky aktivitet është një hap shumë i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit institucional and krijimit të platformës rajonale që do të ndihmojë harmonizimin e standarteve në mbrojtjen e natyrës. Forcimi i bashkëpunimit rajonal të institucioneve përkatëse është themeli i mbrojtjes afatgjatë të jetës së egër dhe përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore”.

“WWF është krenare që ndihmoi vendet e Harkut Dinarik në krijimin e një rrjeti rajonal prej më shumë se 80 zonash të mbrojtura, të njohur si rrjeti i Parqeve Dinarike” tha Paolo Lombardi, drejtor i WWF Mesdhe. “Ky bashkëpunim ndërkufitar në fushën e mbrojtjes së natyrës ndodh për të parën herë në këtë rajon dhe duhet të vijojë me zhvillimin e qendrueshëm të turizmit”.

Harku Dinarik takimi (1)Harku Dinarik– është zona më e pasur ujore në Mesdhe dhe shtëpi e pyllit të virgjër më të madh Europian që strehon popullatat e mishngrënësve të mëdhenj, përfshi ariun, rrëqebullin, ujkun dhe çakallin e artë. Rajoni ka atraksione si kanionin e dytë më të thellë në botë dhe është strehë e më shumë se 5000 specieve të rralla.

WWF – është një nga organizatat më të mëdha të mbrojtjes së natyrës me rreth 5 milionë mbështetës dhe një rrjet aktiv në 100 vende. Misioni i saj është të parandalojë degradimin e mjedisit dhe të ndërtojë një të ardhme në të cilën njerëzit jetojnë në harmoni me natyrën, duke ruajtur diversitetin biologjik dhe përdorur burimet natyrore në mënyrë të qendrueshme.

Fakte

-Kjomarrëveshje vijon të ndjekë angazhimet e marrëveshjes së Majit 2008, të firmosura nga 6 vendet e rajonit të Harkut Dinarik në Konventën e Biodiversitetit në Gjermani- 80% e të cilave janë zbatuar.

-Rrjeti i Parqeve Dinarike përbëhet nga 79 zona të mbrojtura në 8 vende të rajonit Adriatik duke përfshirë parqet rajonale dhe kombëtare sipas kategorizimit të IUCN. E iniciuar nga WWF, Parqet Dinarike janë një rrjet i gjerë ku të gjithë parqet punojnë dhe shkëmbejnë informacion dhe ekspertizë.

Postime të ngjashme

EUAR- veprim dhe reflektim për të njohur mjedisin
Ndryshimi i klimës mund të çojë në probleme të frymëmarrjes, rinitit alergjik dhe kollë kronike
Ndotja e ajrit po shkakton depresion, thotë një studim i ri
Koplik/ Mbetje të rrezikshme spitalore, mbuloheshin me dhe
Gati 50 milionë profesionistë shëndetësorë bëjnë thirrje për ajër të pastër për një shëndet më të mirë
Pesticidet po rrezikojnë bimët e kafshët
Mbetjet mjekësore: ana e errët e kujdesit shëndetësor
Për herë të parë në video bimët që “flasin” me njëra-tjetrën