TFL trajnim me gazetarët e Fierit/ E drejta e informimit për çështjet mjedisore dhe raportimi lidhur me to

Në kuadër të ciklit të trajnimeve rreth ligjit “Për të drejtën e informimit për çështjet mjedisore dhe raportimit lidhur me to”, shoqata TFL  organizoi një tjetër trajnim në qytetin e Fierit.

Aktiviteti u mundësua financiarisht nga Ambasada Suedeze (Embassy of Sweden in Tirana) nëpërmjet programit SENiOR-II i zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit – REC Shqipëri, në kuadër të projektit me titull: Informim-komunikimi mbi politikat mjedisore për zhvillim të qëndrueshëm

Fokusi i trajnimit ishin gazetarët dhe mirëinformimi i tyre për çështjet e mjedisit. Sesioni trajnues u zhvillua nga ekspertja ligjore Ledia Muraku.

Çështjet që Muraku ngriti përfshinë informimin rreth funksioneve të  AKM si autoriteti kompetent për identifikimin e operatorit i cili ka shkaktuar dëmin në mjedis, kur lind e drejta për padi gjyqësore, përgjegjësinë për dëmin në mjedis si dhe rrugët e mbrojtjes të së drejtës për informim.

Të pranishëm në trajnim ishin përfaqësues të mediave lokale si dhe gazetarë me eksperiencë disavjeçare në çështjet e mjedisit.

“Ne kemi bërë kronika pafund dhe kemi qënë pjesë e projekteve të ndryshme lidhur me mjedisin. Përtej të gjitha këtyre ne e kemi detyrim personal të pasqyrojmë çështjet shqetësuese për banoret e qytetit. Duke qënë se ne jemi të specializuar mendojmë se e bëjmë detyrën lidhur me informimin e komunitetit. Efektet e ndotjes dhe shkatërimit mjedisor ne i shohim çdo ditë, prandaj duhet të synojmë të detyrojmë personat kopetent  të shohin këtë ndotje me syrin tonë dhe të bëjnë diçka për të përmirësuar situatën” theksoi Artur Rustemi, president në Tv Apollon.

Çështje të tjera që u diskutuan, ishin dhe trajnimi që u duhet bërë gazetarëve sa më shpesh, në mënyrë që problematikat e qytetit të raportohen sa më saktë dhe të marrin zgjidhjen e duhur. Fokusi u vu  gjithashtu edhe tek shifrat që dëshmojnë normën e ndotjes së qytetit dhe nevoja për  transparencë nga ana e institucioneve lidhur me publikimin e tyre. Pas diskutimeve lidhur me problemet më shqetësuese për komunitetin e Fierit, gazetarët u trajnuan lidhur me plotësimin e formatit të kërkesës për Informacion, i cili rezultoi mjaft i vlefshëm për ta./shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

EUAR- veprim dhe reflektim për të njohur mjedisin
Ndryshimi i klimës mund të çojë në probleme të frymëmarrjes, rinitit alergjik dhe kollë kronike
Ndotja e ajrit po shkakton depresion, thotë një studim i ri
Koplik/ Mbetje të rrezikshme spitalore, mbuloheshin me dhe
Gati 50 milionë profesionistë shëndetësorë bëjnë thirrje për ajër të pastër për një shëndet më të mirë
Pesticidet po rrezikojnë bimët e kafshët
Mbetjet mjekësore: ana e errët e kujdesit shëndetësor
Për herë të parë në video bimët që “flasin” me njëra-tjetrën