Kryefaqja Box 1 TFL trajnim me gjimnazistët: Ndotja e ajrit dhe roli i qytetarëve në...

TFL trajnim me gjimnazistët: Ndotja e ajrit dhe roli i qytetarëve në përmirësimin e tij

0
Shpërndaje

Elena Beta 

Shoqata ‘Together for Life’ organizoi aktivitetin sensibilizues në shkollën e mesme “Sami Frashëri” me temë: “Ndotja e ajrit dhe roli i qytetarëve në përmirësimin e tij”. Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Ajër i pastër në Tiranë: më shumë ecje, biçikleta dhe transport urban”.

Projekti i mundësuar nga programi Achieve, i mbështetur financiarisht nga REC Shqipëri, me fonde të Bashkimit Evropian, synon ndërgjegjësimin e qytetarëve në përdorimin e mjeteve alternative si një nga faktorët në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Përfaqësues të shoqatës “Together for Life” prezantuan për nxënësit disa informacione interesante lidhur me ndotjen e ajrit, burimet e ndotjes, situatën aktuale, vlerat mesatare vjetore të ndotjes krahasuar me normën vjetore të BE.

Gjithashtu u fol për strukturat kryesore përgjegjëse për menaxhimin e cilësisë së ajrit në vend, ndikimin social të ndotjes së ajrit, përfitimet nga përdorimi i biçikletave dhe transportit publik, si dhe u dhanë disa këshilla që mund t’ju vijnë në ndihmë nxënësve për kontributin e tyre në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Me interes per nxënësit ishte dhe shfaqja e nje dokumentari të shkurtër ne gjuhën angleze i cili ngjalli diskutime mes tyre, lidhur me mënyrat e duhura që duhet të përdorim për të evituar sa më shumë ndotjen e mjedisit.

Gjatë diskutimit dhe shkëmbimit të eksperiencave personale lidhur me këtë çështje, Enes Subashi, një nga nxënësit e gjimnazit Sami Frashëri, foli konkretisht për gjërat që e shqetësojnë lidhur me ndotjen e ajrit në zonën ku ai jeton, si dhe sugjeroi disa masa që mund ta minimizojnë sadopak këtë problem me të cilin përballemi çdo ditë.

“Realisht ndotja e ajrit në Tiranë është e lartë, prandaj duhen marrë masa për ta rregulluar këtë problem dhe pse jo Tirana të jetë një nga vendet më të pastra në Evropë.

Çdo zonë e Tiranës është problematike, mund të veçoj edhe lagjen ku unë jetoj (Rruga 5 Maji ), ku shpesh sheh mbeturina në tokë, njerëz të papërgjegjshëm që nuk kanë edukatën e hedhjes së mbeturinave në kosh. Unë përpiqem të kontribuoj sado pak, sidomos duke lëvizur me biçikletë, pasi e shoh dhe si një mënyrë për të vënë në lëvizje trupin dhe për të mbaruar punët më shpejt, por duhet të jetë gjithsecili nga ne që të bëjë të njëjtën gjë, në mënyrë që kjo ndotje e lartë që shohim sot nesër të jetë e minimizuar. Mund të them dhe se Bashkia ka hedhur një hap të mirë në këtë drejtim, lidhur me ditën pa makina, korsitë e biçikletave, apo me aktivitete të ngjashme ku unë mundohem gjithmonë të jem pjesë e tyre” u shpreh Subashi.
Ndërkoh,ë Sindi Alla, maturante në gjimnazin Sami Frashëri, është e mendimit se situata e ndotjes të ajrit ka filluar të përmirësohet në zonën ku ajo jeton (Laprakë). Sindi tregon se janë vendosur disa kosha më shumë, krahasuar me vitet më përpara, dhe një proces që ajo vlerëson është dhe ndarja e mbeturinave sipas kategorive.

Lidhur me kontributin që ajo jep për një mjedis më të pastër veçon mbjelljen e pemëve në oborrin e shtëpisë së sa,j i cili ndodhet në afërsi të autostradës dhe rreziku për ndotje është akoma më i lartë.

“Unë i inkurajoj të gjithë banorët e Tiranës të mbjellin sa më shumë pemë, është një mënyrë e mirë për të shtuar sa më shumë oksigjen”, përfundon ajo.

Pjesë e rëndësishme e edukimit të nxënësve të kësaj shkolle me frymën e përkujdesjes ndaj mjedisit që i rrethon është dhe mësuesja e lëndës së Biologjisë, Pranvera Kaso, prej 14 vitesh në gjimnazin Sami Frashëri, njëkohësisht edhe koordinatore e grupit të ekologut prej gati 10 vitesh. Kaso është e mendimit se ka përmirësim të situatës në lidhje me ruajtjen e mjedisit krahasuar me më përpara.

“Ne kemi qenë bashkëpuntorë në shumë projekte që lidhen me mjedisin, kemi marrë përsipër të mbrojmë dhe pastrojmë shumë ambiente, ku mund të veçoj sheshin “Tre vllezërit Frashëri” ku kemi shkuar 1 herë në 2 muaj dhe kemi pastruar ambientin përreth. Kemi marrë pjesë gjithashtu edhe në mbjelljen e pemëve tek zona e liqenit Farkë së bashku me grupin e ekologut, i cili është një grup i gjallë dhe pjesmarrës në aktivitete të tilla. Ajo foli edhe për aktivitetet që nxënësit e këtij gjimnazi kanë realizuar në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, ku nxënësit kanë mbjellë lule në kuadër të projektit “Mbill lulen Tënde” i cili tani është në fazën e tretë, vijoi Kaso.

 

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here