TFL: Trajnim për plotësimin e pyetësorëve “Ajër i pastër në Tiranë, më shumë ecje, bicikleta dhe transport urban”!

Në kuadër të projektit ACHIEVE, “Ajër i pastër në Tiranë; më shumë ecje, bicikleta dhe transport urban”, financuar nga Bashkimi Evropian në Shqipëri, zbatuar nga REC Shqipëri, shoqata Together for Life po realizon një studim socio-demografik i cili ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit qytetar në Tiranë dhe advokimin mediatik për përmirësimin e situatës së ndotjes së ajrit që shkaktohet nga sektori i transportit.

Në këtë drejtim shoqata zhvilloi një trajnim udhëzues për intervistuesit që do të jenë pjesë e stafit dhe do të punojnë në vazhdim me plotësimin e pyetsorëve.

Viktor Kasapi, specialst në përgatitjen e pyetësorëve,  sqaroi për intervistuesit hapat që duhet të ndiqen në mënyrë që plotësimi i tyre të rezultojë i suksesshëm dhe përpunuesit të kënë mundësi të nxjerrin të dhëna të sakta. “Personat që do të intervistohen duhet të përzgjidhen në mënyrë krejtësisht rastësore midis gjithë qytetarëve të Tiranës, duke filluar nga mosha 17 vjeç e sipër. Secili nga ju duhet të ketë parasysh se informacioni nga biseda që do të zhvillohet duhet të mbetet tërësisht kofidencial dhe anonim. ” qartësoi Kasapi për pjesmarrësit.

Vëmendja  u përqëndrua gjithashtu tek alternativat “Nuk e Di” dhe “Refuzon”  të cilat duhet të kodohen në mënyrën e duhur në mënyrë që informacioni të përcillet sa më korrekt. Në vijim pjesëmarrësit në trajnim ngritën pyetje të ndryshme  lidhur me paqartësitë që mund të hasnin gjatë rrugës, të cilat u diskutuan sëbashku me specialistin e fushës në minutat në vazhdim. Gjithsej do të plotësohen 1000 anketime, të cilat do të përfshijnë 9 zona të qytetit të Tiranës.

Matja e  opinionit publik lidhur me ndotjen e ajrit, njohuritë që një qytetar i thjeshtë ka në këtë drejtim lidhur me pasojat që sjell ndotja e ajrit në shëndet, kontributi që çdonjëri nga ne jep në drejtim të kësaj kauze, mund të sjellin një ndryshim rrënjësor i cili përkthehet  në ajër më të pastër dhe shëndet më të mirë për brezin e ri.

 

Postime të ngjashme

EUAR- veprim dhe reflektim për të njohur mjedisin
Ndryshimi i klimës mund të çojë në probleme të frymëmarrjes, rinitit alergjik dhe kollë kronike
Ndotja e ajrit po shkakton depresion, thotë një studim i ri
Koplik/ Mbetje të rrezikshme spitalore, mbuloheshin me dhe
Gati 50 milionë profesionistë shëndetësorë bëjnë thirrje për ajër të pastër për një shëndet më të mirë
Pesticidet po rrezikojnë bimët e kafshët
Mbetjet mjekësore: ana e errët e kujdesit shëndetësor
Për herë të parë në video bimët që “flasin” me njëra-tjetrën