Kryefaqja Box 5 Tirana Operating System, përmirësimi dhe modernizimi i shërbimit të transportit urban për...

Tirana Operating System, përmirësimi dhe modernizimi i shërbimit të transportit urban për qytetarët e Tiranës

0
Shpërndaje

Bisedoi Dorina Reçi

Tirana Operating System titullohet projekti i cili është ideuar nga një grup studentësh të rinj nga universitete të ndryshme por me një qëllim të përbashkët; përmirësimin dhe modernizimin e shërbimit të transportit urban për qytetarët e Tiranës. Skuadra  me lider Ersion Meçuli dhe anëtarë të tjerë të saj Gentjan Kolicaj dhe Jonid Merdanaj, ka qënë skuadra fituese e vendit të III në Startup Weekend Tirana të zhvilluar disa muaj më parë por propozimi që djemtë kanë prezantuar dhe me të cilin janë shpallur fitues, nuk ka gjetur ende mbështetjen dhe financimin për realizimin e produktit dhe hedhjen e saj në treg.

Çfarë qëllimi ka dhe çfarë synoni të arrini me anë të këtij projekti?

Ne do të sjellim një sistem paisjeje hardware  që do të implementohet në çdo urban të transportit publik, e cila do të japë në kohë reale të dhëna të sakta të vendodhjes, numrit të urbaneve, nivelin e oksigjenit dhe dioksidit të karbonit dhe shumë shërbime të tjera që do të jenë në zhvillim. Ne kemi hapur edhe një ëebsite ku do të pasqyrohen këto të dhëna që do të ndihmojnë këdo të marrë këto informacione kudo në Tiranën metropolitane por nga ana tjetër nëpërmjet sistemit software do të ndihmojë edhe kompanitë për të menaxhuar sistemin urban por edhe Bashkinë e Tiranës për një survejim se si funksionon ky shërbim.

Gjithashtu një pjesë e rëndësishme e këtij projekti është që na jep të dhëna në kohë reale mbi nivelin e ndotjes në kryeqytet. Shërbimi urban është shumë i suksesshëm në mbarë botën dhe sidomos vendet europiane kanë gjetur metoda sa më të lehta për ta ofruar atë nëpërmjet teknologjisë që ka pushtuar globin me shpejtësi marramendëse.

Ku do të shtrihet si projekt? Zonat e zbatimit dhe kohëzgjatja?

Ne momentalisht jemi në fazë testimi. Projekti ynë do të sjellë ide revolucionare për tregun shqiptar në fushën e shërbimeve dhe do të jetë një kompani virtuale dhe fizike duke qënë se sot çdo nevojë e qytetarit mund të përmbushet dhe në mënyrë virtuale siç mund të marrim shembull, Gmail, Amazon Shopping dhe shumë ëebsite të tjera ku me një klikim kemi informacionin në dorën tonë.

Teknologjia që ata përdorin është e zhvilluar dhe e thjeshtë për t’u aplikuar. Duke marrë parasysh këtë model ekselent europian menduam pse mos ta sjellim dhe në Shqipërinë që zhvillohet çdo ditë e më shumë. Qyteti i Tiranës tashmë është bërë subjekt i shumë ndryshimeve infrastrukturore dhe mund të konsiderohet një metropol ku banorët kërkojnë mënyra sa më eficente për trasnportim.

Mënyra më e thjeshtë, më komode dhe pse jo më e shpejtë, të jetë pikërisht sistemi i transportit urban. Arsyeja pse ne zgjodhëm pikërisht këtë ide është sepse duam që qytetarët fillimisht në Tiranë por më pas edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë të kenë mundësi dhe të jenë më afër shërbimit të kërkuar sa më lehtë dhe sa më shpejt pikërisht duke patur në dorë Smartphone-t e tyre.

Të gjithë kemi qënë dëshmitarë për pritjet e vonuara në stacionet e urbaneve për shkak të mosrespektimit të orareve nga ana e sistemit urban duke rezultuar në humbje takimesh, vonesa në punë apo shpenzime të tepërta duke marrë një taksi ose makinën personale.

Cilat janë përfitimet që mund të arrihen me zbatimin e tij?

Ne pamundësi për të qënë në dijeni të vëndndodhjes së saktë të urbaneve, aplikacioni ynë do të jëtë një revolucion në ofrimin e këtij shërbimi në kohë reale për të kënaqur nevojën e qytetareve shqiptarë. Ideja jonë priret të jetë e suksesshme për disa arsye, të cilat janë: përveç se do vendosi rregull dhe do të lehtësojë proçesin e shërbimit urban, do të japë në kohë reale të dhëna të tjera si: vendodhja e saktë, niveli oksigjenit, numrin e pasagjerëve dhe shumë shërbime të tjera që do të jenë gjithmonë dhe në zhvillim. Nga ana tjetër do të ndihmoëj në arritjen e një prej objektivave të bashkisë së Tiranës.

Ku mendoni se mund të gjeni mbështetje për nisjen dhe vënien në jetë të këtij projekti?

Ne po bashkëpunojmë për dizenjimin dhe vënien në punë të paisjes me një kompani Gjermane dhe gjithashtu po shohim mundësinë e bashkëpunimit edhe me një kompani Amerikane. Duke qënë se ne si shtet kemi probleme të mëdha me statistikat për faktin e vetëm që nuk kemi të dhëna të mjaftueshme për të parë se ku jemi. Ky projekt do të ndihmojë shumë në këtë aspekt. Presim mbështetje nga kompanitë private që mund t’u interesojë të financojnë një projekt të këtij lloji. Gjithashtu presim që Bashkia e Tiranës, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Inovacionit të jenë bashkëpunëtore ose sponsorë të këtij projekti.

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here