Blertina Koka / Shendet+
Për të gjitha lexueset e gazetës “Shëndet+”, kemi disa sekrete që do t’jua lehtësojnë punën në kuzhinë. Nuk keni pse të bezdiseni më duke qëruar patate, hudhra, karota me thikë apo mjete tjera prerëse. Tani mund t’i qëroni ato shpejt dhe lehtë me disa truke të vogla që mund t’i shihni në video.
Në videon e mëposhtme do të mësoni:
- Si të qëroni disa vezë të zier njëherësh me vetëm një enë, pak ujë dhe disa tundje të lehta – të gjitha këto në vetëm 20 sekonda.
- Si të qëroni një patate të zier për pak sekonda. Ziejeni pataten, kalojeni nga uji i nxehtë ku është zier në ujë të ftohtë dhe lëreni për 5 sekonda. Më pas e hiqni lëkurën me duar shumë lehtësisht.
- Si të qëroni hudhrat me disa tundje të lehta.
- Si të qëroni karotat me telin e enëve.
Për më tepër, shikoni videon.
Burimi: Bright Side / https://shendeti.com.al/


