Sipas një studimi, deri në 75 për qind e ujit në shishe që konsumojmë mund të përmbajë kimikate potencialisht të dëmshme që lidhen me kancerin.
Shkencëtarët në Katar zbuluan se uji në shishe kishte kontaminantë, përfshirë mikroplastikat — pjesëza plastike mikroskopike që kalojnë në gjak dhe mendohet se ndërhyjnë në shumë procese trupore.
Në anën tjetër, uji i çezmës është shumë më i sigurt për t’u pirë, pasi i nënshtrohet “standardeve rigoroze të cilësisë dhe sigurisë”. Mikroplastikat janë fragmente plastike aq të vogla sa dy mikrometra, ose dy mijëta të një milimetri. Këto pjesëza arrijnë të hyjnë në ushqim, furnizimet me ujë dhe madje edhe në ajër kur produktet plastike degradohen natyrshëm.
Një numër në rritje studimesh ka lidhur mikroplastikat me zhvillimin e kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe demencës, madje edhe me cilësi më të ulët të spermës. Shkencëtarët në Ëeill Cornell Medicine në Katar, që realizuan këtë studim të fundit, gjithashtu zbuluan gjurmë të kontaminantëve të tjerë, përfshirë ftalatet dhe bisfenol A (BPA).
Këto substanca mendohet se shkatërrohen dhe hyjnë në ujë kur shishja shtypet ose tapa hapet dhe mbyllet shpesh. Ato gjithashtu mund të kalojnë në ujë nëse shishja ekspozohet ndaj nxehtësisë, siç ndodh kur lëshohet në një dhomë të ngrohtë, në makinë në një ditë të ngrohtë ose jashtë në diell.
Përdoren për të bërë plastikën më të qëndrueshme, por ftalatet janë të njohura për ndërhyrjen në prodhimin e hormoneve në trup. BPA është një kimikat që përdoret për të forcuar paketimin e ushqimeve dhe për ta bërë atë më të qëndrueshëm ndaj korrozionit. Të dyja lidhen gjithashtu me infertilitetin, PCOS-in, astmën dhe disa forma të kancerit.
Britania ndjek nivelet e sigurisë për BPA të Bashkimit Evropian, duke këshilluar një nivel të sigurt të ekspozimit prej 0.2 nanogram për kilogram peshë trupore në ditë. Por rreziku i të dyja kimikateve për shëndetin besohet se rritet vetëm kur ekspozimi është në nivele të larta.
“Ndërsa ekzistojnë kufij të sigurisë në afat të shkurtër, efektet afatgjata të këtyre kontaminantëve mbeten kryesisht të panjohura.Besimi te uji në shishe sjell kosto të konsiderueshme shëndetësore, financiare dhe mjedisore, ndaj duhet një rishikim urgjent të përdorimit të tij të gjerë”, thonë shkencëtarët.
Ata gjithashtu inkurajojnë restorantet dhe hapësirat publike që të heqin dorë nga uji në shishe dhe ta zëvendësojnë me ujin e çezmës.
Uji i çezmës është shumë më i sigurt për t’u pirë, pasi i nënshtrohet “standardeve rigoroze të cilësisë dhe sigurisë” dhe nuk përmban rrezikun e “kimikateve të dëmshme që kalojnë nga shishet plastike”, shtuan studiuesit.
Mikroplastikat kanë shqetësuar shkencëtarët për dekada.Studiuesit janë të shqetësuar, pasi sa më të vogla të jenë këto pjesëza, aq më lehtë hyjnë në trup. Studimet e mëparshme sugjerojnë se një person mesatar konsumon rreth pesë gram plastikë në javë — ekuivalente me një kartë krediti.
Megjithatë, ekspertët kanë paralajmëruar se kjo mund të jetë shumë më e lartë, pasi jo të gjitha ushqimet janë analizuar për përmbajtjen e tyre plastike. Po ashtu, besohet se njerëzit thithin deri në 7,000 mikroplastika në ditë, duke sjellë shqetësime se ato mund të renditen krahas asbestit ose duhanit si një kërcënim për shëndetin./www.dailymail.co.uk



