Kryefaqja Mjedisi Uji i pishinave i ndotur, shkaktar i disa sëmundjeve

Uji i pishinave i ndotur, shkaktar i disa sëmundjeve

0
Shpërndaje

OLYMPUS DIGITAL CAMERAPas kontrollit të bërë nga specialistë të ISHP rezultoi se pjesa dërrmuese e pishinave nuk bëjnë klorifikimin e duhur të tyre

Sezoni veror përveç kënaqësisë që të sjell ka dhe problemet e veta. Shumë persona që nuk kanë mundësi të shkojnë në plazh apo parapëlqejnë të shkojnë në pishina nuk janë në dijeni të rreziqeve që mund tu shkaktohen. Por një problem tjetër që rrit mundësinë e infeksioneve të ndryshme është edhe moskujdesja e administratorëve të pishinave dhe klorifikimi i duhur i tyre.  Drita Mema, specialiste pranë ISHP, shpjegon rrugën që duhet ndjekur për të bërë një klorifikim të saktë të pishinave dhe tregon se si është gjendja në Tiranë.

 

Zonja Mema, si është niveli i ndotjes në pishinat tona?

Është një studim 2-3 vjeçar për të parë nëse pishinat kanë faktorë risku për përdoruesit. Duke bërë analiza të cilësisë së ujit ne shohim nëse ka faktorë që mund të rrezikojnë shëndetin e përdoruesve apo jo. Janë bërë studime për treguesit fiziko-kimikë dhe treguesit mikrobiologjikë dhe ka dalë që pishinat tona janë shumë të ndotura.

Mënyra e pastrimit të pishinave, është ajo e duhura?

Thuajse të gjitha pishinat  funksionojnë me sistem klorinimi të tipit manual dhe doja të jepja një këshillë për menaxhuesit e këtyre pishinave që të kalojnë nga sistem manual në sistem automatik të klorinimit pasi kanë nevojë të shpeshtë për klorinim.

Personat që merren me pastrimin e pishinave kanë njohuritë e duhura?

Kanë operatorë të cilët kryejnë trajtimin e ujërave por është e nevojshme që të ngrihen në një nivel më të lartë kualifikimi pasi nuk janë në lartësinë e duhur. Që të bëhet klorinimi i ujit të pishinave duhet që të bëhet matja e parametrave pasi duhet një nivel i caktuar pahashi që të bëhet klorinimi.

Po përsa i përket raportit persona/sipërfaqe?

Tjetër problem është edhe menaxhimi i numrit të personave në përpjestim me sipërfaqen e pishinës. Shpesh shohim që në një pishinë të ketë dyfishin e kapacitetit që ajo mund të mbajë. Një pishinë me një kapacitet të caktuar nuk mund të mbajë një pafundësi personash. Ky tregues është i pamenaxhuar. Është një raport prej 3 metrash katror për person dhe kjo nuk duhet të shkelet.pishina

Sa të informuar janë personat që shkojnë në pishina dhe sa i zbatojnë ata rregullat?

Nuk është se i zbatojnë shumë, për të mos thënë fare.Ka shumë rëndësi edhe informimi i vizitorëve të pishinës. Duhet të jenë të vetëdijshmë për disa rregulla strikte. Në asnjë mënyrë nuk duhet të bëhet urinimi brenda në pishinë. Klori që përdoret në pishina pikërisht këtë veprim bën, shkatërron amoniakun që ndodhet në ujin e pishinave. Amoniaku me klorin formojnë kloraminat dhe është kjo që jep një erë klori, sidomos në pishinat e mbyllura. Duket sikur kemi një përqendrim të lartë të klorit por ndërkohë është krejt e kundërta, kjo erë është nga kloraminat. Duhet të shmanget edhe përdorimi i kremërave dhe larja para se të hyjnë në pishinë.

Përse duhet shmangur përdorimi i kremërave?

Kremërat duhen shmangur sepse klori vepron me kremërat e trupit dhe ulet sasia e klorit. Janë një lloj ndotje që i shkaktohet uji. Ne pishinat e hapura shumë pak persona bëjnë dush para se të hyjnë në pishina. Kloraminat bëjnë irritimin e lëkurës dhe shkaktojnë disa lloje infeksionesh. Duhet bërë kujdes në pishinat ku ka shumë fëmijë pasi fëmijët janë më të predispozuar për të urinuar në ujë. Duke ulur sasinë e amoniakut ne ulim edhe sasinë e kloraminave.

Çfarë ndotës të tjerë gjenden në pishina përveç amoniakut?

Ka edhe ndotës të tjerë, janë ndotësit mikrobiologjikë dhe ndotësit kimikë. Klori bën pikërisht këtë gë, shkatërrimin e gjallesave mikrobiologjike të cilat shkaktojnë infeksione të ndryshme. Klori shkatërron këto gjallesa dhe kloraminat. Duhet të theksoj që pas përdorimit të pishinave, sidomos gjatë flukseve, menaxherët e këtyre pishinave, duhet të bëjnë klorinim të pishinave. Këto e bëjnë po shpesh herë nuk e bëjnë si duhet. Bëjnë thjesht hedhje të klorit, pa studiuar parametrat e tij. Nëse nuk ka zbërthim të klorit nuk bëhet klorinimi. Prandaj e theksoj që duhet të ketë operatorë ekspertë.

Sa zbatohen rregullat e pishinave, raporti person për metër katror?

Mendoj se nuk respektohet ky lloj raporti që është 3 metra  katror për person. Mund ta shohësh me sy të lirë që në pishina  ka më shumë persona se kapaciteti që ajo duhet të ketë.

 

 

Myku në lëkurë, një nga problemet e përdorimit të pishinavee

Temperaturat e larta e djersa në këto ditë të ngrohta vere janë faktor risku për marrjen e infeksioneve. Përveç kësaj, plazhi dhe pishinat ndikojnë në shfaqjen e formave të caktuara të mykut të lëkurës. Në përgjithësi sëmundjet mykotike prekin gati njëlloj të gjithë ata që ekspozohen ndaj faktorëve shpërthyes. Ndaj kësaj sëmundje nuk ka imunitet gjinitë, preken meshkuj dhe femra, duke sjellë shqetësime të shumta. Për këtë mjekë dermatologë paralajmërojnë për rreziqet e infeksioneve të formave nga më të ndryshmet, të shfaqura edhe me komplikacione, prekin fytyrën, qafën, këmbët, etj.

                                                                                                                      Amarildo Lumani

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here