Ushqimet më të mira për shëndetin e meshkujve

Dieta e shëndetshme ushqimore është e domosdoshme për shëndet të mirë. Në mënyrë që shëndeti juaj të jetë sa më funksional dhe mos të keni probleme shëndetësore, ju duhet të hani ushqime të pasura me vitamina, minerale etj.

burrMidhjet: janë një nga ushqimet që përmbajnë më shumë zink. Zinku është një përbërës shumë i rëndësishëm për shëndetin e prostatës. Nivelet e ulëta të zinkut janë të lidhura me çështjet e fertilitetit dhe sëmundjet e prostatës. Meshkujt duhet të konsumojnë rreth 11mg zink në ditë.

Salmoni: vitamina D që përmban salmoni dhe acidet yndyrore janë shumë të rëndësishme për të reduktuar rrezikun e dëmtimit të enëve të gjakut të shkaktuara nga inflamacioni. Meshkujt duhet të konsumojnë ushqime të pasura me vitaminë D, në mënyrë që të reduktojnë rrezikun e inflamacioneve endoteliale.

Arrat: janë burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega 3, antioksiduesve etj që janë shumë të rëndësishme për shëndetin e trurit. Këta përbërës ndihmojnë për të shmangur depresionin dhe për të ruajtur sistemin njohës. Për meshkujt është e rëndësishme të konsumojnë rreth 2.7 gram omega 3 në ditë.

Fruta dhe perime: janë të pasura me fibra dhe ndihmojnë kundër sëmundjeve të zemrës, lodhjes etj. Meshkujt kanë nevojë 2 herë më shumë për fibra sesa femrat. Plotësoni pjatën tuaj me perime nga të gjitha ngjyrat që të merrni vitaminat, mineralet dhe fibrat nga frutat dhe perimet.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe