Kryefaqja Artikull Ushqimet më të rrezikshme në frigoriferin tuaj, sipas ekspertëve

Ushqimet më të rrezikshme në frigoriferin tuaj, sipas ekspertëve

0
Shpërndaje

Ju e hapni frigoriferin tuaj gjatë gjithë kohës – nga uria, mërzia ose thjesht nga nevoja për të gjetur diçka për të gatuar për darkë.

Së pari, është e rëndësishme të kuptoni nivelin tuaj të rrezikut. “E vërteta është se të gjitha ushqimet mund të shkaktojnë helmim nga ushqimi,” tha Dr. Daniel Atkinson , drejtues klinik në Treated.com, një kompani e shërbimit të kujdesit shëndetësor në internet.

“Ushqimet që janë lënë jashtë për një kohë të gjatë, janë mbajtur në frigorifer pas datës së përdorimit ose ushqimet që nuk janë ngrohur siç duhet, të gjitha mund të kontaminohen me baktere të dëmshme.”

Kini kujdes me ushqimet me proteina të larta, perimet e freskëta dhe orizin e gatuar.

Ka kategori ushqimesh që meritojnë kujdes shtesë në ruajtjen e tyre. Nëse jeni duke kërkuar për fajtorët e mundshëm, “Mendoni për ato ushqime me proteina të larta që patogjenët i pëlqejnë, si mishi, peshku, qumështi, djathi dhe vezët”, tha Matt Taylor , menaxher i lartë i konsulencës ushqimore në NSF, një organizatë jofitimprurëse që zhvillon dhe certifikon standardet për sigurinë ushqimore dhe higjienën.

Një shqetësim tjetër është ai që quhet mishi ose shpendët “gati për t’u ngrënë”, i cili përfshin mishin e prerw në banak, tha profesori i asociuar i Universitetit të Konektikatit, Dennis D’Amico, ekspertiza e të cilit përfshin mikrobiologjinë dhe sigurinë e ushqimit. Ai tha gjithashtu se patogjenët mund të kontaminojnë prodhimet e freskëta, duke përfshirë kërpudhat, sallatat me gjethe jeshile të parapaketuara dhe lakër. “Shumica e produkteve të freskëta duhet të lahen dhe pastrohen në shtëpi,” tha ai.

Një tjetër rrezik i mundshëm vjen nga orizi i gatuar, për të cilin Atkinson tha: “Para se të gatuhet, orizi mund të përmbajë spore të një bakteri të njohur si Bacillus cereus ,” tha ai. “Kjo baktere ende mund të përbëjë një kërcënim pasi orizi është gatuar, dhe rreziku për t’u sëmurë nga ngrënia e tij është shumë më i lartë nëse orizi i gatuar nuk trajtohet në mënyrën e duhur.” Ai paralajmëroi se orizi nuk duhet lënë kurrë në një banak në temperaturën e dhomës dhe duhet konsumuar brenda 24 orëve.

“Aditivët dhe erëzat në oriz mund të maskojnë shenjat se duhet të hidhet. Për këtë arsye, ndoshta duhet të shmangni fare vendosjen e tij në frigorifer dhe ta hidhni kur të ketë mbaruar vakti.”

Shikimi dhe aroma nuk mund t’ju shpëtojnë gjithmonë (as ftohja).

Nëse mendoni se do të jeni në gjendje të përdorni shqisat tuaja për të zbuluar rreziqet e ushqimit, kjo mund të mos jetë domosdoshmërisht kështu, thanë ekspertët.

“Mos besoni se nëse ka erë të mirë, është e sigurt për t’u ngrënë,” tha dietologia Tracee Yablon Brenner . “Në fakt, një pjesë e mirë e baktereve të dëmshme, si salmonela dhe listeria, nuk ndikojnë në erën, shijen apo pamjen e ushqimit. Bakteret mund të bëjnë që disa ushqime të kenë erë të tmerrshme, por bakteret gjithashtu mund të lulëzojnë pa u vënë re.”

Një nga keqkuptimet më të mëdha sipas ekspertëve është besimi se temperaturat e ftohta ndalojnë plotësisht rritjen e baktereve. Ndërsa mund të ngadalësojë rritjen, nuk e eliminon plotësisht atë, veçanërisht për patogjenët e rrezikshëm, duke përfshirë listerinë.

Megjithatë, mbajtja e frigoriferit tuaj në temperaturën e duhur është shumë e rëndësishme.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here