Ushqimet që ndihmojnë formimin e muskujve të barkut

Vera është stina ku çdo njeri dëshiron të jetë sa më perfekt. Një nga pjesët e trupit që kërkon kujdes të veçantë janë abdominalet (muskujt e barkut), formimi i të cilave paraqet vështirësi. Nëse jeni ushtruar për një kohë të gjatë dhe nuk keni pasur rezultate efektive për muskujt e barkut atëherë po ju paraqesim disa këshilla.

Fillojeni ditën mirë duke ngrënë mëngjes: abdominaleNëse ushtroheni në mëngjes për muskujt e barkut, atëherë duhet ta konsumoni mëngjesin 60 minuta para stërvitjes. Konsumoni drithëra dhe proteina për mëngjes dhe do të merrni energjinë e duhur për t’u ushtruar dhe për të fiksuar muskujt.

Pini ujë: Duhet të pini sasi të mjaftueshme uji që mos të mbeteni të dehidratuar.  Trupi nuk do të japë aminoacidet esenciale në indet e muskujve nëse nuk janë furnizuar mjaftueshëm me ujë. Gjithashtu, është e rëndësishme që mos të prisni të pini ujë kur keni etje. Etja është sinjali i fundit dhe më i voni i dehidratimit, kështu që pini ujë shpesh gjatë gjithë ditës, sepse lëngjet e pamjaftueshme të trupit do ta pengojnë ndarjen e yndyrës.

Hani 5 – 6 vakte në ditë: Shumë njerëz ende konsumojnë pjesën më të madhe të kalorive në 2 ose 3 vakte të mëdha çdo ditë dhe rrinë orë të tjera pa ngrënë ndërmjet këtyre vakteve. Trupi e humbet dhjamin nëse hani pak dhe shpesh, në këtë mënyrë ai furnizohet me energji gjatë gjithë ditës. Një vakt në 2 – 3 orë mban nivelin e sheqerit në gjak të qëndrueshëm, ndihmon në ruajtjen efektive të glycogenit në mëlçi dhe indet e muskujve.

Mësohuni me nevojat tuaja proteinike: Për njerëzit që janë aktivë në sport dhe aktivitete të tjera fizike, proteinat janë thelbësore për humbjen e yndyrës dhe ndërtimin e muskujve. Konsumoni pulë, gjel deti, mish viçi, vezë, kos dhe djathë si një zgjidhje të mirë proteinike për rritjen e metabolizmit.

Bëni ushtrime specifike për muskujt e barkut

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Eksperimenti ekstrem: Burri që nuk u ul për pesë ditë rresht rrëfen se si ndryshoi trupi i tij
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit