Lëngjet e përpunuara: jo të gjitha lëngjet janë të sigurta, pasi mund të përmbajnë përbërës që dëmtojnë shëndetin tuaj dhe të fëmijës suaj. Gjithmonë shtrydheni lëngun në shtëpi dhe të konsumojeni atë menjëherë.
Mish ose peshk i pagatuar: thuajini lamtumirë biftekut krudo dhe sushit, gjatë shtatzënisë. “Bakteret dhe patogjenët që ndodhen në mish dhe tek prodhimet e detit mund të ndikojnë negativisht tek ju, thotë dr. Kriger. Gratë shtatzëna duhet të kujdesen ta gatuajnë mishin ose peshkun në temperaturë mjaft të lartë. Mishin duhet ta gatuani në temperaturë 145 gradë.
Vezë e pagatuar: vezët janë një burim i shkëlqyer i proteinave, vitaminave dhe mineraleve. Por nëse jeni shtatzënë, do të duhet të siguroheni që vezët të jenë skuqur mirë. Kini kujdes edhe me ushqimet që përmbajnë vezë si: akullore, majonezë, salcë për sallatë, biskota. Vezët mbajini gjithmonë në frigorifer.
Jo shumë kafeinë: Konsumimi deri në 200 mg kafeinë në ditë konsiderohet normal. Kjo është ekuivalente me 1-2 filxhanë kafe.
Alkooli: Shumica e ekspertëve pajtohen se gratë duhet të shmangin alkoolin gjatë shtatzënisë. Disa mjekë thonë se një gotë verë nuk ju dëmton, por kirurgët në SHBA nuk e rekomandojnë alkoolin. Krieger ju këshillon: “Shmangni të gjitha llojet e alkoolit gjatë shtatzënisë.”/Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta


