Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik sjellin ushtrimet praktike pas ndërhyrjeve kirurgjikale të gjirit. Këto udhëzime të përgjithshme mund t’ju ndihmojnë të kryeni ushtrime rutine të përditëshme:
Dr Jeta Lakrori ISHP
Dr Kozeta Filipi ISHP
Ushtrimet janë një pjesë e rëndësishme e trajtimit të grave dhe e shërimit pas ndërhyrjes kirurgjikale të gjirit. Këto mund t’ju ndihmojnë:
- Të filloni aktivitetin tuaj të përditshëm përsëri (si dushi dhe veshja)
- Të mbani në lëvizje krahët dhe shpatullat
- Të përmirësoni fuqinë e muskujve
- Të reduktoni ngrirjen e kyçeve
- Të reduktoni dhimbjen në qafë dhe në shpinë
- Të përmirësoni mirëqënien tuaj
Secili është i ndryshëm dhe po kështu është edhe shërimi. Bisedoni me mjekun dhe me pjestarët e tjerë të personelit shëndetësor përpara se të filloni ushtrimet e rekomanduara në broshurë dhe i tregoni atyre rreth përmirësimit tuaj. Afatet kohore janë vetëm orientuese për ju. Disa ushtrime mund të fillojnë menjëherë pas ndërhyrjes kirurgjikale . Ushtrimet që përfshijnë lëvizjen e shpatullave dhe të krahëve mund ti filloni menjëherë pas heqjes së tubit të drenimit. Ushtrimet e vështira dhe të kushtëzuara duhet të shtohen në rutinën tuaj të përditëshme, ndërkohë qe ju jeni duke u shëruar.
Përpara se të filloni
Është e rëndësishme përpara se të filloni ushtrimet ,të bisedoni me mjekun tuaj ose me personelin shëndetësor. Mjeku juaj mund t’ju sugjerojë ushtrime të veçanta ose mund tu sugjerojë të kontaktoni me mjekun fizioterapist për të përcaktuar ushtrimet tuaja.
Këto udhëzime të përgjithshme mund t’ju ndihmojnë të kryeni ushtrime rutine të përditëshme:
- Vishuni në mënyre të rehatshme dhe lehtë.
- Ushtrohuni pas një dushi të ngrohtë kur muskujt janë të shplodhur dhe të ngrohtë.
- Merrni frymë thellë dhe shpesh për çdo ushtrim që kryeni
- Bëni ushtrimet derisa të ndiheni i shtendosur e pa ndjerë dhimbje.
- Mos kërceni ose bëni veprime të nxituara, ndërkohë që shtendoseni.
- Flisni me mjekun tuaj nëse ju keni ndonjë ënjtje të pazakontë apo dhimbje.
- Shmangni sforcimet e tepërta. Ushtrimet dhe aktiviteti i përditshëm nuk duhet të jenë të dhimbshme. Nëse keni dhimbje, parehati dhe ënjtje më shumë se më parë, kjo mund të jetë pasojë e mbingarkesës me ushtrime.
Kontaktoni një fizioterapist
Për të gjetur një fizioterapist, mund të pyesni mjekun tuaj ose të pyesni gra të cilat i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale të gjirit.
Menjëhëre pas ndërhyrjes kirurgjikale
7 ditët e para
Këto ushtrime, javën e parë pas ndërhyrjes kirurgjikale ose ndërsa keni akoma një tub drenimi duhen bërë me kujdes.Është normale të ndjeni lëkurën tuaj dhe indet e tërhequra dhe të shtendosura pak nga ushtrimet, por duhet treguar kujdes që të mos kryeni asnjë lëvizje të papritur derisa plaga të jetë shëruar dhe të jenë hequr tubat e drenimit. Përsërisni ushtrimt 3 deri në 4 herë në ditë.
Nëse ndjeni dhimbje, mpirje ose mizërime
Nëse ndërhyrja kirurgjikale ka ngacmuar disa prej mbaresave nervore, ju mund të ndjeni dhimbje ose mpirje, ose ju mund të ndjeni mizërime ose djegie në shpinë ose në kraharor (sipërfaqja përreth shpatullave, poshtë krahëve, poshtë brinjëve). Këto ndjesi mund t `ju shtohen pas disa javëve pas ndërhyrjes kirurgjikale. Vazhdoni të kryeni ushtrime nëse nuk ndjeni ndonjë shtim të edemës ose zbutje te lëkurës. Nëse kjo ndodh, flisni me mjekun. Ndonjëherë fërkojeni lehtë sipërfaqen e lëkurës me dorën tuaj ose me një copë të butë që do t’ju ndihmojë të ndiheni mirë.
Merrni frymë thellë
Frymëmarrja e thellë është pjesë e rëndësishme e shërimit dhe ndihmon në zgjerimin e mureve të kraharorit. Ajo ju ndihmon të relaksoheni dhe ju kujton të mbushni mushkëritë plotësisht.
- Përpiquni të shtriheni në shpinë ose të uleni dhe pastaj ngadalë, merrni frymë thellë me hundë. Merrni frymë sa më shumë që të mundeni dhe përpiquni të hapni kraharorin dhe të fryni stomakun.
- Mos tendosni shpinën dhe qafën.
- Qetësohuni dhe nxirrni frymën ngadalë dhe plotësisht.
- Përsëriteni ushtrimin 4 ose 5 herë.
Mbushuni me ajër
Ky ushtrim ndihmon në uljen e enjtjes pas ndërhyrjes kirurgjikale nga përdorimi i muskujve si një pompë që përmirëson qarkullimin në krahun e prekur (në të njëjtën anë të ndërhyrjes kirurgjikale).
- Përpiquni të shtriheni në anën e kundërt të ndërhyrjes kirurgjikale , me krahun e prekur të ngritur sipër nivelit të zemrës (përdorni jastëkë nëse keni nevojë). Mund të uleni në një karrige me shpinë të mirë dhe me krahun të mbështetur mbi jastëk.
- Hapni dhe mbyllni dorën ngadalë. Përsëriteni këtë ushtrim 15 deri 25 herë.
- Pastaj përkulni ngadalë dhe drejtoni brrylin tuaj.
- Përsëriteni ushtrimin 15 deri në 25 herë.
Ngritja , mbledhja dhe rrotullimi i shpatullave
Ky ushtrim duhet kryer ulur ose në këmbë.
- Ngrini shpatullat në drejtim të veshëve. Mbani mjekrën të fshehur lehtësisht. I mbani për 5 deri 10 sekonda, dhe pastaj ngadalë i ulni poshtë dhe qetësohuni. Përsëriteni këtë 5 deri 10 herë.
- Rotulloni të dyja shpatullat përpara dhe lart, dhe pastaj ngadalë prapa dhe poshtë, duke kryer një rrotullim. Mbani mjekrën lehtësisht të shtrënguar. Ndaloni dhe e përsëritni në drejtimin e kundërt.
- Përsëriteni ushtrimin 5 deri në 10 herë në secilin drejtim.
Mblidhni krahët
Ky ushtrim duhet bërë në pozicionin ulur ose në këmbë.
- Bashkoni duart përpara kraharorit. Brrylat duhet të rrinë në pozicion nga jashtë.
- Ngreini krahët ngadalë sipër derisa të ndjeni lehtësisht një tërheqje.
- Mbajini për 1 deri 2 sekonda, dhe pastaj ngadalë kthehuni në pozicionin fillestar.
- Përsëriteni ushtrimin 5 deri në 10 her.
Mblidhni shpatullat prapa
Ky ushtrim do t’ju ndihmojë në përmirësimin e lëvizjeve të shpatullave dhe të qëndrimit tuaj.
- Uluni në karrige drejt, duke parë përpara, por pa u mbështetur në karrike, ose qëndroni në këmbë. Krahët duhet të jenë të shtrirë me pëllëmbët që shikojnë nga vetja.
- Zgjeroni kraharorin, dhe mblidhni shpatullat ngadalë e poshtë dhe ktheni pëllëmbët e duarve nga jashtë vetes.
- I mbani për 5 deri në 10 sekonda dhe praktikikoni frymëmarrjen ndërsa jeni duke qëndruar në këtë pozicion. Qetësohuni dhe kthehuni në pozicionin fillestar.
- Përsëriteni ushtrimin 5 deri 10 herë.
Ndihmoni në uljen e enjtjes pas ndërhyrjes kirurgjikale
Në mbrëmje ose gjatë ditës, përpiquni të mbeshtesni krahët mbi një jastëk që të ulët enjtja pas ndërhyrjes kirurgjikale.
Menjëhëre pas ndërhyrjes kirurgjikale
7 ditët e para
Këto ushtrime, javën e parë pas ndërhyrjes kirurgjikale ose ndërsa keni akoma një tub drenimi duhen bërë me kujdes.Është normale të ndjeni lëkurën tuaj dhe indet e tërhequra dhe të shtendosura pak nga ushtrimet, por duhet treguar kujdes që të mos kryeni asnjë lëvizje të papritur derisa plaga të jetë shëruar dhe të jenë hequr tubat e drenimit. Përsërisni ushtrimt 3 deri në 4 herë në ditë.
Nëse ndjeni dhimbje, mpirje ose mizërime
Nëse ndërhyrja kirurgjikale ka ngacmuar disa prej mbaresave nervore, ju mund të ndjeni dhimbje ose mpirje, ose ju mund të ndjeni mizërime ose djegie në shpinë ose në kraharor (sipërfaqja përreth shpatullave, poshtë krahëve, poshtë brinjëve). Këto ndjesi mund t `ju shtohen pas disa javëve pas ndërhyrjes kirurgjikale. Vazhdoni të kryeni ushtrime nëse nuk ndjeni ndonjë shtim të edemës ose zbutje te lëkurës. Nëse kjo ndodh, flisni me mjekun. Ndonjëherë fërkojeni lehtë sipërfaqen e lëkurës me dorën tuaj ose me një copë të butë që do t’ju ndihmojë të ndiheni mirë.
Merrni frymë thellë
Frymëmarrja e thellë është pjesë e rëndësishme e shërimit dhe ndihmon në zgjerimin e mureve të kraharorit. Ajo ju ndihmon të relaksoheni dhe ju kujton të mbushni mushkëritë plotësisht.
- Përpiquni të shtriheni në shpinë ose të uleni dhe pastaj ngadalë, merrni frymë thellë me hundë. Merrni frymë sa më shumë që të mundeni dhe përpiquni të hapni kraharorin dhe të fryni stomakun.
- Mos tendosni shpinën dhe qafën.
- Qetësohuni dhe nxirrni frymën ngadalë dhe plotësisht.
- Përsëriteni ushtrimin 4 ose 5 herë.
Mbushuni me ajër
Ky ushtrim ndihmon në uljen e enjtjes pas ndërhyrjes kirurgjikale nga përdorimi i muskujve si një pompë që përmirëson qarkullimin në krahun e prekur (në të njëjtën anë të ndërhyrjes kirurgjikale).
- Përpiquni të shtriheni në anën e kundërt të ndërhyrjes kirurgjikale , me krahun e prekur të ngritur sipër nivelit të zemrës (përdorni jastëkë nëse keni nevojë). Mund të uleni në një karrige me shpinë të mirë dhe me krahun të mbështetur mbi jastëk.
- Hapni dhe mbyllni dorën ngadalë. Përsëriteni këtë ushtrim 15 deri 25 herë.
- Pastaj përkulni ngadalë dhe drejtoni brrylin tuaj.
- Përsëriteni ushtrimin 15 deri në 25 herë.
Shënim: ( në numrin e radhës do të lexoni për ushtrime të tjera pas ndërhyrjes kirurgjikale të kanceri të gjirit tek femrat)
