Përshtati në shqip: Blertina Koka
Nëse keni 11 minuta për të shpenzuar, mund të bëni stërvitje si Kendall Jenner. Modelja 21-vjeçare ka ndarë me fansat ushtrimin e saj të preferuar, që nuk kërkon asnjë pajisje dhe, më e rëndësishmja, mund të bëhet në shtëpi.
“Nëse jam në udhëtim ose nuk dua të dalë nga shtëpia, këto janë të gjitha lëvizjet që bëj – në vetëm 11 minuta!” shkroi ylli i Keeping Up with the Kardashians në uebsajtin dhe aplikacionin e saj.
Të gjitha lëvizjet e këtij ushtrimi mund t’i gjeni të demostruara në videon e mëposhtme.
Ushtrimi 1, 30 sekonda
Mos harroni t’i mbani gjunjët drejtë.
Ushtrimi 2, 30 sekonda
Mbështetuni tek duart dhe këmbët, duke i mbajtur duart hapur.
Ushtrimi 3, 15 sekonda
Mbështetuni tek një krah, ndërsa krahun tjetër i mbani në ajër. Mbajeni trupin sa më drejtë të mundeni.
Ushtrimi 4, 5 përsëritje në secilën anë
Duke qëndruar anash, bashkoni gjurin e këmbës me bërrylin e dorës.
Ushtrimi 5, 15 sekonda
Mbështetuni tek krahët dhe këmbët, dhe filloni të zgjatni gjymtyrët me radhë.
Burimi: Health / https://shendeti.com.al/


