Vala e të nxehtit afrikan, mjekja Marina Gjana: Kemi pacientë me problematika akute, çfarë duhet të keni kujdes

Në një raport të veçantë, Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së i cilësoi 12 muaj e fundit si periudhën më të ngrohtë që nga fillimi i regjistrimit të të dhënave në 1940.

Duke folur për këtë raport sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterrez u shpreh se kemi nevojë urgjente për daljen nga autostrada drejt ferrit klimatik.

Vala e fundit e të nxehtit me origjinë afrikane që ka përfshirë vendin tonë pritet që ta ngrejë zhivën e termometrit këtë javë deri në 43 gradë Celcius.

“Grupmoshat më problematike gjatë verës janë nga 0-4 vjeç dhe pacientët mbi 70 vjeç. Vëmë re që në këto ditë të nxehta na shtohen edhe pacientët e moshave 20, 30, 40 vjeç, që kanë problematika akute. Ankohen për të vjella, diarre, dhimbje koke, dhimbje fyti apo kollë”, shprehet mjekja e përgjithshme, Marina Gjana.

Rekomandojmë hidratim me ujë kryesisht, jo me lëngje me ngjyrues dhe sheqer, të vishemi me ngjyra të hapura, të pambukta dhe lino, të shmangen lëvizjet në pikun e diellit nga ora 11 deri në orën 17. Të konsumojmë sa më shumë perime, fruta, supë, dhe shmangie të produkteve hiperkalorike dhe hiperproteinike si mishi, brumrat, ëmbëlsirat. Sa më pak ose mundësisht shmangie të kafesë, alkoolit dhe duhanit./TCH

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat