Varësia nga seksi, e njëjtë me varësinë nga droga

Varësia nga seksi mund të aktivizojë në tru mekanizma të njëjtë me ata që aktivizohen në rastet e varësissë nga droga, deri në pikën që reagimi cift probndaj stimujve seksualë si pornografia të jetë i njëjtë me atë të një personi të varur nga droga në momentin kur sheh drogën. Një fakt i tillë është publikuar në revistën “Plos One” dhe studimi është kryer nga psikiatrët e universitetit britanik të Kembrixhit.

Sjellja seksuale kompulsive mund të prekë 1 në 25 persona me shkallë të ndryshme dhe me vështirësi për të jetuar një marrëdhënie normale. Këta persona mund të jenë tërësisht të fiksuar pas seksit në pikën që nuk mund të rrinë dot pa menduar dhe dëshiruar aktivitetin seksual në çdo kohë të ditës. Kërkuesit kanë përdorur rezonancën magnetike për të analizuar reagimet e trurit të dy grupeve të marra në studim (grupi i parë me një jetë seksuale normale dhe grupi i dytë me sjellje seksuale kompulsive). Të dy grupet u vunë para videove pornografike dhe videove seksuale neutrale. Rezultoi se videot pornografike aktivizonin tek grupi me sjellje seksuale kompulsive të njëjtat zona të të trurit siç i aktivizon droga të varurit prej saj.

Postime të ngjashme

829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë