Varianti i ri i Covid, OBSH e alarmuar: Rreziku është i ulët, por po përhapet me shpejtësi në disa vende

Një nënvariant i llojit Omicron të koronavirusit është klasifikuar si një “variant me interes”, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për shkak të “përhapjes së tij në rritje të shpejtë”.

JN.1 është gjetur në shumë vende të botës, duke përfshirë Indinë, Kinën dhe Shtetet e Bashkuara, raporton BBC.

Rreziku për publikun është aktualisht i ulët dhe vaksinat aktuale vazhdojnë të ofrojnë mbrojtje, thotë OBSH. Por paralajmëron se Covid dhe infeksionet e tjera mund të rriten këtë dimër.

Viruset respiratore si gripi, virusi sincicial i frymëmarrjes (RSV) dhe pneumonia e fëmijërisë janë gjithashtu në rritje në hemisferën veriore.

Virusi që shkakton Covid po ndryshon vazhdimisht me kalimin e kohës dhe ndonjëherë kjo çon në zhvillimin e varianteve të reja.

Omicron ka qenë varianti dominues global për disa kohë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) aktualisht po gjurmon një numër variantesh me interes të lidhura me Omicron – duke përfshirë JN.1 – edhe pse asnjë prej tyre nuk konsiderohet të jetë shqetësues.

 

Burimi: panorama.com.al

Postime të ngjashme

Trump shpall tarifën 100% për produktet farmaceutike të markave të njohura
Këto ushqime nuk duhen futur në mikrovalë
VIDEO/ Tri kura natyrale, për tensionin e lartë të gjakut
Eugena Tomini emërohet zv.ministre e Shëndetësisë
Sa duhet të qëndrojnë fëmijët para ekranit? Ja çfarë thotë mjeku
Me përmbajtje të lartë pesticidesh, AKU ndalon importin e pjeshkave dhe rrushit
Rregulli i 10,000 hapave në ditë: Sekreti i thjeshtë për të parë ndryshimin vetëm në një muaj!
Tylenol shkaktar i autizmit? Ja qëndrimi zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë