Vdekja e papritur te moshat e reja, përse?!

Dr.Sc.Lindita Shosha

■Humbja e papritur e Gert Bogdanit, na ka tronditur dhe hidhëruar pa masë, së pari për moshën e tij, potencialin intekektual dhe kontributet e tij të çmuara në politikë. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes, te afërmve, kolegëve, shoqerisë.
Çdokush ngre një pyetje.
Përse? Kaq fraxhilë është trupi i njeriut, si mund të shuhet jeta njerezore papritur në pak sekonda, pse organizmi jonë dorëzohet nga këto goditje fatale? Në piramidën e sëmundshmërisë,cilat janë ato organe,që e largojnë kaq mizorisht, papritur një njeri nga kjo jetë?.

Për Vdekjen e papritur tek moshat e reja, shpesh fajësohen problemet e zemrës.
●Vdekja e papritur për arsye kardiake është përfundimi i shpejtë dhe i papritshëm i gjithë aktivitetit të zemrës. Brenda pak sekondash, personi nuk është më i vetëdijshëm dhe e humbet jetën.
Vdekja e papritur kardiake te njerëzit në dukje të shëndetshëm nën moshën 35 vjeç është e më rrallë. Është më e zakonshme tek meshkujt sesa tek femrat.
●Një sëmundje e zemrës që nuk është identifikuar mund të shkaktojë që një i ri të vdesë papritur gjatë aktivitetit fizik, siç janë sportet fizike. Por vdekja e papritur kardiake mund të ndodhë pa aktivitet.
Çdo vit, më shumë se 356,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara përjetojnë një arrest kardiak jashtë një strukture spitalore, si në punë,shtëpi, ambjente të ndryshme, etj. Vetëm rreth 10% e tyre mbijetojnë, madje edhe me trajtim mjekësor nga ekipet e emergjences jetëshpëtuese.
■Cilat janë pesë shkaqet më të zakonshme të vdekjes së papritur ,dhe cilat janë disa simptoma që pacienti mund të ketë përjetuar në minutar ,orët ose ditët që çuan në arrestin kardiak?
1●Aritmtitë fatale,malinje
2●Infarkti akut i miokardit,
3●Emergjencat cerebrale, hemorragji intrakraniale / goditje masive
(aksident cerebrovaskular, AVC)
4●Embolia pulmonare masive TEP,
5●Diseksioni ose ruptura aneurizmale e aortës, mund të shkaktojnë vdekje të papritur.
-Aritmitë fatale janë një shkak i zakonshëm i vdekjes së papritur. Njohja e hershme e pacientëve në rrezik për këto aritmi dhe trajtimi i duhur i shkaqeve të kthyeshme shpëton jetë. Pacientët e gjetur në fibrilacion ventrikular ose tachikardi ventrikulare kanë një shans shumë më të madh për të mbijetuar kur u bëhet defibrilacion i menjëhershëm.
●Vlerësohet se çdo një minutë vonesë e defibrilimit do të ulë mundësinë e mbijetesës deri në 10%, që do të thotë shpejtësia që këta pacientë duhet të mbërijnë në dyert e spitalit është ekstreme.
●Një tjetër shkak i vdekjes së papritur është Infarkti akut i miokardit.
Ankesa klasike e IAM është dhimbja në gjoks, që përhapet në njërin ose të dy krahët dhe është dhimbje që precipitohet nga sforcimi.
●Transporti sa më i shpejtë, në qendrën mjekësore më të afërt që mund të ofrojë ndërhyrje të specializuar kardiovaskulare është jetike.
*Koha është muskul, time is muscle* dhe njohja e hershme e pacientëve me IAM, edhe në mungesë të dhimbjes së gjoksit ose ndryshimeve të EKG-së, do të bëjë që mundësia për të ndërhyrë shpejt ,ti japë shans pacientit , për mbijetesë .
Mirë është që pacientët që kanë shenja me dhimbje gjoksi qoftë dhe të pakta , të bëjnë vlerësim kardiak.

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat