Kryefaqja Mjedisi Vendi ideal për personat e dashuruar pas malit

Vendi ideal për personat e dashuruar pas malit

0
Shpërndaje

Përgatiti materialin: Ilma Lamçe

Lepusha është destinacioni më atraktiv për të apasionuarit pas turizmit malor. E kanë krahasuar edhe me majat zviceriane, por kjo bukuri ndodhet në veri të Shqipërisë.

Nga Shkodra duhet të ndjekësh rrugën për në Hanin e Hotit përgjatë Bajzës. Por përpara se të shkosh në Lepushë është një tjetër vend i bukur i cili duhet vizituar, Tamara. Tamara është një fshat në komunën Kelmend në Malësinë e Madhe. Emri i fshatit vjen nga Tamara, e shoqja e Vezirit të Shkodrës, e cila ndërtoi urën e famshme që mori emrin e saj e që i dha fshatit të njëjtin emër. Është një fshat i vendosur në një gropë të thellë rreth 1000 metra poshtë majave të maleve. Nga ballkonet e xhamat të ndërtuara posaçërisht për turistët, nuk humb asnjë grimcë të kësaj pamje mahnitëse.

Më pas vazhdojmë rrugën për në Lepushë. Rruga është e asfaltuar por me shumë gjarpërime. Shpellat kanionet, ujëvarat, burimet dhe peisazhet e mahnitshme të shoqërojnë gjithë rrugës. Fshati Lepushë ndodhet 21 km larg fshatit Tamarë dhe 10 km në juglindje të Vermoshit. Përveç shpellave të bukura, Bjeshkëve të Namuna që ndodhen pranë luginës së fshatit, reçelit të boronicës dhe luleshtrydheve, fshati është i famshëm edhe për konkursin “Logu i bjeshkëve“, i cili zhvillohet në muajin gusht dhe shpallet vajza më e bukur e Alpeve.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here