Kryefaqja Artikull Vitamina D, si mjekohet mungesa e saj në organizëm?

Vitamina D, si mjekohet mungesa e saj në organizëm?

0
Shpërndaje

Së pari dielli është një nga burimet më të mira të vitaminës D për trupin e njeriut. Por ka disa faktorë qe ndikojnë ne faktin se sa vitaminë D mund të formoje   trupi i një personi nga ekspozimi në diell, siç janë koha e ditës, vendndodhja gjeografike, ngjyra e lëkurës dhe kremrat  e diellit.

Na duhet vitamina D sepse është një lëndë ushqyese thelbësore për trupin.Trupit i duhet vitamina D për të përthithur kalciumin. Vitamina D gjithashtu luan një rol në rritjen e kockave, shërimin e kockave dhe funksionimin e sistemit imunitar.

 Si e marrim  vitaminën D nga dielli?

Dielli është burimi ynë më i mirë natyror i vitaminës D. Qendrimi  madje edhe një kohë të shkurtër në diell mund t’i sigurojë trupit gjithë vitaminën D që i nevojitet për ditën. Keshtu mund te jete e mjafueshme :

  • 15 minuta për një person me lëkurë të bardhe.
  • nja dy orë për një person me lëkurë të errët

E verteta eshte qe shumë pak ushqime përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës D, kështu që njerëzit mund të sigurojnë mjaftueshëm vitaminë duke qendruar rregullisht ne diell.

Kur rrezet ultravjollcë B (UVB) të diellit prekin  lëkurën e një personi, proceset brenda indeve fillojnë të bëjnë vitaminë D për trupin që ta përdorë. Eshte  thelbësore të mbani mend, megjithatë, se ekspozimi i tepërt në diell mund të djeg lëkurën dhe potencialisht të çojë në kancer të lëkurës.

Vitamina D ndihmon trupin të thithë kalciumin, i cili është një nga lendet  kryesore per formimin e  kockave. Trupi gjithashtu ka nevojë për vitaminë D për të mbajtur nervat, muskujt dhe sistemin imunitar që te funksionojnë siç duhet.

Mangësitë e vitaminës D mund të shkaktojnë zbutje  të kockave siç janë te rakitikët ose semundjen e osteomalacse, dhe gjithashtu mund te shkaktojne gjendjen poroze, te brishtë te kockave te quajtur osteoporoza.

Njerëzit nuk kanë nevojë të behen me  njolla ose te pesojne djegie për të marrë vitaminën D nga dielli. Trupi do të sintetizoje  të gjithë vitaminën D që i nevojitet në afro gjysmën e kohës që i duhet lëkures të digjet.

Shumë faktorë ndikojnë në sa vitaminë D merr një person nga dielli, siç janë:

  • Koha e ditës. Lëkura prodhon më shumë vitaminë D kur njeriu është në diell ne mesdite , koha kur dielli është në pikën e vet më të lartë në qiell. Kur kaloni kohë të zgjatur në diell të nxehtë, vishuni dhe qëndroni të hidratuar.
  • Sasia e ekspozuar e lëkurës. Sa më shumë lëkurë të ekspozojë një person, aq më shumë vitaminë D do të bëjë trupi. Ekspozimi i shpinës, për shembull, lejon trupin të prodhojë më shumë vitaminë D sesa vetëm duart dhe fytyrën.
  • Ngjyra e lekures. Lëkura me ngjyrë të zbehtë e sintetizon vitaminën D më shpejt sesa lëkura me ngjyrë të errët.

Gjithashtu sa me afer ekuatorit te jeni aq me shume Vitamine D sintetizoni nga dielli

Ekspozimi i shpeshtë, i moderuar në diell është i shëndetshëm, por ekspozimi i zgjatur mund të jetë i rrezikshëm.

Eshtë e rëndësishme të theksohet se kur dikush qëndron në diell për aq kohë sa lëkura e tyre digjet, ata kanë një rrezik më të lartë për të zhvilluar kancer të lëkurës. Kujdes te vecante duhet te kene njerezit e moshuar.

Cilët faktorë ju pengojnë të merrni vitaminën D nga dielli?

Perdorimi i kremrave kundra  diellit kufizon aftësinë e trupit për të bërë vitaminë D. Megjithatë, kalimi i kohës në diell pa kremin e diellit mund të shkaktojë djegien nga dielli dhe mund të kontribuojë në zhvillimin e kancerit të lëkurës.

Trupi nuk mund ta sintetizoje  vitaminën D kur kerkon te marre  rrezet e diellit përmes një dritareje pasi xhami i dritares  bllokon rrezet UVB të diellit.

Lëkura e disa njerëzve është më pak e aftë të krijojë vitaminë D sesa të tjerët.  Disa njerez madje  mund të mos jenë në gjendje të clirojne  siç duhet vitaminën D në qarkullimin e tyre të gjakut nga qelizat yndyrore. Gjithashtu, disa individë mund të mos e aktivizojnë vitaminën D per te dhene efekte pozitive. Këta njerëz mund jene me  rrezik per  mungesë së vitaminës D, dhe ketu hyne :

  • të moshuarit
  • njerëz me lëkurë më të errët
  • njerëz që janë obezë
  • persona me sëmundje të veshkave ose të mëlçisë.

Mënyra të tjera për të marrë vitaminë D.

Burimet e vitaminës D pervec diellit perfshine dhe  ushqime të caktuara si edhe shtesa të vitaminës D (preparate ). Marrja e rekomanduar ditore e vitaminës D nga ushqimi ose shtojcat është si më poshtë:

  • Fëmijë dhe adoleshentë: 600 njësi ndërkombëtare (IU) ose 15 mikrogramë (mcg).
  • Të rriturit deri në moshën 70 vjeç: 600 IU ose 15 mcg.
  • Të rriturit e moshës 71 vjeç e mbi: 800 IU ose 20 mcg.
  • Gjatë shtatëzënësisë dhe laktacionit : 600 IU ose 15 mcg.

Disa ushqime janë më të larta në vitaminën D se të tjerët. Vezët, sardelet dhe salmoni natyrisht përmbajnë vitaminë D.  Qumeshti i paskremuar eshte gjithashtu burim i vitamines D.

Ushqimi dhe shtojcat e pasura me vitaminë D janë veçanërisht të rëndësishme për njerëzit që e kanë të vështirë të marrin vitaminë nga ekspozimi në diell, dhe ata që nuk mund të kalojnë shumë kohë jashtë.

Njerëzit e moshuar, ata me lëkurë më të errët, dhe grupe të tjera, lëkura e të cilëve është më pak në gjendje të formoje  vitaminë D, ahere mund te kene nevoje per te marre shtesa  (medikamente) me vitamine D.

Vlen të përmendet se, ndonese është e rrallë, por mund te ndodhe toksiciteti nga vitamina D nga marrja e shumte e pa kriter dhe të shkaktojë nauze, kapsllëk, dobësi dhe dëmtim të veshkave.

Këshilla e fundit është që të rriturit të marrin jo më shumë se 4,000 IU të vitaminës D në ditë nga ushqimi dhe shtojcat. Ekspozimi i diellit sidoqofte zakonisht nuk con  në toksicitet ndaj vitaminës D.

Po ashtu duhet kujdes kur merrni rreze ultraviolet ne menyre artificiale ne qendrat shendetesore .Ne keto raste keshillohet :

  • qëndroni në shtrat vetëm për gjysmën e kohës që i duhet lëkures të digjet
  • përdorni shtretër UVB me presion të ulët, jo ato që përdorin dritë UVA me intensitet të lartë.

Zbatimi me korrektese i ketyre rregullave ju siguron shendet te mire dhe sasi te mjaftueshme te vitamines D./ Marrë nga faqja në Facebook e dr. Aleket Koroshi

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here