Zbuloni shenjat kur trurit i mungon oksigjeni

Një nga ironitë më të mëdha në këtë botë është se ndonëse oksigjeni është një elementët më të bollshëm të kësaj toke, miliona njerëz vuajnë nga mungesa e ajrit.

Trupi ka nevojë për një sasi të caktuar oksigjeni. Oksigjeni ushqen qelizat, indet dhe organet. Kur nivelet e oksigjenit në gjak bien atëherë trupi përballet me një sëmundje që njihet si hipoksemia.

Kjo sëmundje mund të jetë akute por edhe kronike nëse përsëritet shpesh dhe nxit sëmundje të tjera të rrugëve të frymëmarrjes.

Hipoksemia tregon kur niveli i oksigjenit në enët e gjakut është më pak se 80 mm Hg.

Nëse enët e gjakut kanë më pak oksigjen atëherë ato nuk funksionojnë siç duhet dhe rëndohet zemra, truri dhe energjia trupore.

Nëse kjo sëmundje nuk trajtohet atëherë mund të jetë e rrezikshme, duke çuar në kolapsin e zemrës dhe të trurit.

Sëmundje të tilla shpesh trajtohen me terapi shtesë oksigjeni.

Problemi është që njerëzit janë të paaftë ose të pavëmendshëm për të dalluar që vuajnë nga mungesa e oksigjenit, duke i çelur rrugën kështu problemeve më të rënda me frymëmarrjen.

Simptomat e niveleve të ulëta të oksigjenit në gjak

Hipoksemia është një sëmundje që kapërcen faza dhe intensitete të ndryshme.

  • Problemi i menjëhershëm është frymëmarrja.
  • Ritmi normal i frymëmarrjes është 12-16 frymë në minutë.

Në mungesën e oksigjenit, njeriu përpiqet të marrë 24 frymë në një minutë që do të thotë se organizmi është i uritur për ajër.

Për më tepër, në këto raste, çdo frymëmarrje është e pamjaftueshme.

Nga ana tjetër lëvizja e duarve dhe e gjymtyrëve ngadalësohet dhe njeriu humbet orientimin.

Kjo sëmundje shoqërohet me simptomat e mëposhtme:

  • Konfuzion
  • Eufori
  • Nervozizëm
  • Dhimbje koke
  • Marrje fryme
  • Frymëmarrje e shpejtuar
  • Marramendje
  • Rrahje të shpejta zemre
  • Çorientim
  • Tension të lartë gjaku
  • Probleme me shikimin
  • Skuqje të buzëve, veshëve ose thonjve
  • Rritje të numrit të rruazave të kuqe të gjakut

Çfarë të bësh nëse nivelet e oksigjenit në gjak janë të ulëta.

Përveç shëtitjeve në ajër të pastër, ekzistojnë pajisje specifike që masin nivelin e oksigjenit në gjak.

Niveli normal duhet të jetë mes 95% dhe100%. Nëse ky nivel bie nën 95% atëherë duhet të shkoni menjëherë tek mjeku.

Terapitë e oksigjenit janë ato që zakonisht rekomandohen jo vetëm për hipokseminë por edhe për sëmundje të tjera të rrugëve të frymëmarrjes./AgroWeb.org

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat