Zgjerimi i vatrave të infektimit nga gripi i shpendëve, tregoni kujdes me mishin dhe vezët

Ministria e Bujqësisë përmes një reagimi zyrtar mëngjesin e kësaj të marte ka konfirmuar rastin e gripit të shpendëve në fermën “Rea’s” në Rrashbull të Durrësit.

Ferma e ndodhur në fshatin Maliq Muço, Njësia Administrative Rashbull, Bashkia Durrës, është vendosur në karantinë pasi ka patur ngordhje shpendësh. Po ashtu edhe një fermë në Shën Vlash është në karantinë.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka njoftuar gjithashtu 68-subjektet e mbarështimit të shpendëve, të cilët duhet të marrin masa për biosigurinë në stablimentet e tyre, si dhe ka njoftuar shërbimin veterinar rajonal në rang vendi, për rritjen e vigjilencës dhe monitorimin e situatës.

Aktualisht të pranishëm në terren janë strukturat veterinare Rajonale, të Drejtorisë së Përgjithshme të AKVMB dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Në USA i njëjti gripi ka sjell rritje të çmimit të vezëve, ku një kokërr vezë të tetor kushton 18 cent ndërsa sot afërsisht 1$, që në shifra përkthehet 500% më tepër.

“Sigurisht që do të ketë element të rritjes së çmimit të vezëve, por duke pasur parasysh se sa do të jetë numri i stabilimenteve që do të preken.”, shprehet Fatmir Guri, ekspert ekonomie bujqësor.

Gripi i shpendëve H5N1 është tepër agresiv, viti 2022 tregoi se kjo sëmundje mund të shfarosë shpendët e pularive brenda pak ditëve. Në këtë rast stabilimentet duhet të respektojnë masat e bio sigurisë, në të kundërt ekonomia e këtyre bizneseve rrezikohet seriozisht nga influence aviare, ku për të rimëkëmbur edhe njëherë koloninë e shpendëve kërkohen 6 muaj .

“Gripi i shpendëve që i prek në masë shpendët, nëse bien ë një stabiliment duhet që e gjithë popullsia të asgjësohet. Kjo do të sjell një ofertë të menjëhershme për mish dhe shpendë nga eksporti.”, shton më tej ai.

Ky shtim i gripit të shpendëve H5N1 prek edhe njerëzit, për të shmangur ndonjë infeksion të mundshme,  këshillohet që mishi dhe veza të përgatiten në temperaturat mbi 70 gradë.

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat