Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe gazeta Shëndet+: Blertina Koka
Sipas një studimi të ri, gratë mund të preken nga një formë e kancerit të lëkurës që shkencëtarët deri tani e kanë anashkaluar.
Melanoma, një formë e kancerit që prek qelizat prodhuese të melaninës, ndahet në disa lloje, përfshirë edhe ato që prekin qelizat e lëkurës dhe membranat e mukozës. Melanoma vaginale është konsideruar zakonisht si pjesë e grupit të dytë, por një raport i ri sugjeron se vagina dhe vulva mund të preken nga një lloj i veçantë i kësaj sëmundjeje.
Duke analizuar 51 mostra kancerogjene të marra nga vulva (pjesa e jashtme e organeve gjenitale) dhe kanali vaginal, si dhe mbi 2000 mostra nga pjesë të tjera të trupit, hulumtuesit shkencorë zbuluan se melanomat e llojit të parë pësojnë disa mutacione të zakonshme që llojet e tjera nuk i kanë – dhe humbasin disa që llojet e tjera i kanë.
“Veçoritë e veçanta molekulare të melanomave të vulvës dhe vaginale e bëjnë këtë sëmundje një nënlloj të veçantë të melanomës”, shkruhet në raport, që do të thotë se për to mund të duhet një trajtim i veçantë.
Melanoma është lloji më i rrallë dhe i rrezikshëm i kancerit të lëkurës. Ndërsa melanoma vaginale është veçanërisht e rrallë, 1 në 50 raste, por përbën një rrezik për jetën.
Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, gati 10 mijë njerëz vdesin do vit për shkak të kancerit të melanomës. Ekspertët rekomandojnë që të mbroheni nga dielli dhe të shmangni nxirjen në solare për të ulur rrezikun.
Burimi: Glamour / https://shendeti.com.al/


