1 në 36 fëmijë me spektër të autizmit, po shtohen rastet nga përdorimi i teknologjisë

Në Ditën Botërore të Autizmit ekspertët ngrenë alarmin se qëndrimi i fëmijëve të vegjël me orë të tëra përpara ekraneve qofshin këto televizor apo smartphonë po rrisin problematikat e zhvillimit të tyre.

Autizmi virtual, një term jo shumë i njohur në Shqipëri duket se po rrit rastet e fëmijëve të prekur dhe shkak kryesor mbetet përdorimi i pajisjeve teknologjike.

Autizmi virtual është një fenomen i përhapur shumë. Nuk mund të themi që pjesa e ekraneve është shkaktari kryesor, por është një ndër faktorët që vënë në pah problematikat e zhvillimit të fëmijëve. Jemi përballë fëmijëve që nuk do të thotë se janë me patjetër me spektrin e autizmit, por mund të ketë problematika të tjera të zhvillimit të tyre, që mund të jetë pjesa e vonesës në të folur, në të kuptuar, socializimi”, thotë Aron Stambolliu logoped.

Ekspertët rekomandojnë mos ekspozimin e fëmijëve ndaj televizorit apo smartphonëve.

“Këshillojmë që deri në 4 vjeç fëmijët nuk duhet të shohin fare ekrane. Është e dhimbshme kur shikon në kënd lojërash fëmijët janë më telefon nëpër duar në një kohë që kanë dalë për të luajtur. Ky është një ndër shkaktarët ku dëmtohet pjesa e socializimit të fëmijëve, nuk e kanë interesin për të ndërvepruar me fëmijët e tjerë, me lodrat”, shprehet logopedi.

Ajo çfarë shqetëson prindërit e këtyre fëmijëve është vonesa në të folur, tek fëmijët 3 apo 4-vjeçarë.

Një tjetër gabim i prindërve është edhe përdorimi i smartphone-ëve teksa ushqejnë fëmijët. Specialistët referojnë se kjo zgjedhje bën që fëmija të jetë i pavëmendshëm ndaj perceptimit të shijes së ushqimit, por edhe të sasisë që ai po konsumon. Shqipëria nuk ka të dhëna të sakta sa i takon fëmijëve të prekur nga spektri i autizmit, por në rend global prevalence është 1 në 36 fëmijë të prekur.

Burimi: https://euronews.al/1-ne-36-femije-me-spekter-autik-po-shtohen-rastet-nga-perdorimi-i-teknologjise/

Postime të ngjashme

Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?
Paralajmërojnë ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide