A ofron projektligji MedAL garanci për të drejtën e pacientëve për barna të sigurta dhe cilësore?

Projektligji për krijimin e shoqërisë shtetërore për furnizimin e institucioneve publike të kujdesitshëndetësor me produkte dhe pajisje mjekësore, i njohur si projektligji MedAL, ka zgjuar debate dhe diskutime prej muajsh, por u publikua për konsultim publik vetëm të premten në mbrëmje, para nisjes së pushimeve të gjata të festave të fundnëntorit. Nga korriku deri në publikimin e versionit zyrtar, kanë qarkulluar disa variante jozyrtare të projektligjit, duke nxitur diskutime dhereagime pa pasur një tekst zyrtar mbi të cilin të mund të mbështetej një analizë e plotë.

Por, përtej mënyrës dhe kohës së publikimit, çështja më e rëndësishme mbetet përmbajtja e tij: A i adreson realisht shoqëria publike MedAL problemet e furnizimit me barna dhe pajisjemjekësore në sistemin publik? Dhe, mbi të gjitha, a do të garantojë ajo të drejtën e pacientëve përbarna të sigurta, cilësore, efektive, të përballueshme dhe të disponueshme në kohë?

Projektligji parashikon krijimin e MedAL sh.a., një shoqëri me kapital 100% shtetëror, e cila do të përqendrojë në një strukturë të vetme planifikimin, prokurimin, importin, magazinimin, transportin, shpërndarjen dhe gjurmueshmërinë e barnave, pajisjeve mjekësore dhe produkteve tëtjera shëndetësore. Sipas relacionit shpjegues, synimi është të kalohet nga një sistem ifragmentuar në një model të centralizuar dhe të integruar, që pritet të ulë kostot, të reduktojëmungesat, të përmirësojë kontrollin e zinxhirit të furnizimit dhe të rrisë aksesin në trajtime, përfshirë barnat inovative dhe ato për sëmundje të rralla.

Sigurisht, këto objektiva vlerësohen si shumë të rëndësishme në kushtet kur, ashtu siç vetërelacioni e pranon, sistemi aktual përballet me mungesa të përsëritura, procedura prokurimi tëdështuara ose të zgjatura, mungesë të një sistemi të integruar të menaxhimit të stoqeve dhekapacitete të kufizuara logjistike. Këto problematika të sistemit janë evidentuar edhe në raportete viteve të fundit të publikuara nga Together for Life.

Pothuajse në të gjitha rastet, pasojat i kanë ndjerë pacientët, të cilët detyrohen të përballojnë vetëkostot e barnave që nuk sigurohen nga institucionet publike.

Megjithatë, krijimi i një strukture të re nuk është në vetvete garanci se këto probleme do tëzgjidhen. Përqendrimi i të gjithë zinxhirit të furnizimit në një subjekt të vetëm mund të sjellëpërfitime në koordinim dhe eficiencë, por njëkohësisht kërkon mekanizma të fortë kontrolli, transparence dhe llogaridhënieje. Pyetja është nëse kompetencat dhe detyrimet e përcaktuara nëprojektligj janë mjaftueshëm konkrete për të garantuar që ndryshimi institucional të sjellëpërmirësim të prekshëm për pacientët.

Çfarë garancish jep ligji për të shmangur mungesat e barnave?

Neni 4 i projektligjit i ngarkon MedAL detyrën për të planifikuar nevojat, për të administruarzinxhirin e furnizimit, për të krijuar dhe menaxhuar stokun e produkteve kritike, si dhe për tëhartuar masa për parandalimin dhe menaxhimin e mungesave. Ndërsa neni 8 përcakton se planifikimi vjetor duhet të mbështetet te kërkesat e institucioneve shëndetësore, protokolletklinike, të dhënat e konsumit, nivelet e stoqeve, analiza e tregut dhe fondet e miratuara.

Këto dispozita krijojnë bazën për një planifikim më të koordinuar. Megjithatë, ato nukpërcaktojnë standarde konkrete për nivelet minimale të stokut, afatet brenda të cilave duhet tëfurnizohen institucionet apo kohën e reagimit në rast të mungesës së një bari kritik. Gjithashtu, projektligji nuk e bën të qartë se si do të monitorohet përmbushja e këtyre detyrimeve, ciliinstitucion do ta monitoroje procesin dhe çfarë masash do të merren kur furnizimi nuk realizohetsipas planit.

Kjo është një çështje thelbësore për pacientët që kanë nevojë për trajtim të vazhdueshëm. Mungesa e një bari nuk është thjesht një problem inventari: ajo mund të sjellë ndërprerje tëtrajtimit, përkeqësim të gjendjes shëndetësore ose detyrim për ta blerë produktin në tregun privat.

Një tjetër pikëpyetje lidhet me planifikimin vjetor. Sipas nenit 8, lista e produkteve miratohet ngaAsambleja e Përgjithshme jo më vonë se 31 dhjetori i çdo viti, ndërsa planifikimi bazohet edhenë fondet e miratuara për shërbimet shëndetësore. Por nevojat shëndetësore nuk janë gjithmonëtë parashikueshme në fillim të vitit. Mund të shfaqen nevoja të reja terapeutike, të ndryshojnëprotokollet klinike ose të identifikohen pacientë që kanë nevojë për barna të specializuara që nukjanë përfshirë në planin fillestar.

Projektligji nuk sqaron mjaftueshëm se si do të përditësohet lista gjatë vitit, si do të trajtohenkërkesat e paplanifikuara dhe në çfarë kushtesh mund të sigurohen produkte që nuk janëpërfshirë në planin vjetor. Pa një mekanizëm fleksibël për këto raste, ekziston rreziku qëplanifikimi dhe kufizimet buxhetore të mos reflektojnë në kohë nevojat reale të pacientëve.

Kostoja e medikamenteve përballë nevojës klinike e pacientit

Projektligji i jep MedAL kompetencën për të hartuar katalogë të përbashkët të produktevemjekësore, në bashkëpunim me institucionet përfituese dhe në përputhje me politikat e Ministrisësë Shëndetësisë. Neni 8 parashikon gjithashtu që planifikimi të bazohet në protokollet klinikedhe udhëzuesit terapeutikë.

Standardizimi mund të ndihmojë në kontrollin e cilësisë, në organizimin e blerjeve dhe nëpërdorimin më eficient të fondeve. Por projektligji nuk përcakton në mënyrë të detajuar kriteretklinike dhe procedurën për përfshirjen, përjashtimin apo përditësimin e produkteve në katalog. Nuk sqarohet as se si do të trajtohen rastet kur një pacient, për arsye të dokumentuara mjekësore, nuk mund të përdorë produktin e përzgjedhur si alternativë standarde.

Kjo çështje është veçanërisht e rëndësishme për pacientët me sëmundje kronike, të rralla osekomplekse, të cilët mund të kenë nevojë për barna të specializuara, terapi inovative apo alternativa të veçanta terapeutike. Një produkt me kosto më të ulët nuk është domosdoshmërishtalternativa më e përshtatshme për çdo pacient. Përzgjedhja duhet të mbështetet te efektiviteti, siguria dhe përshtatshmëria klinike, si dhe te vlerësimi i mjekut specialist.

Prandaj, projektligji duhet të garantojë kritere transparente dhe të bazuara në evidencë përhartimin dhe përditësimin e katalogut, me përfshirjen e profesionistëve shëndetësorë dheekspertëve klinikë. Po aq i rëndësishëm është një mekanizëm i qartë për shqyrtimin e kërkesavepër barna jashtë katalogut, kur ato justifikohen nga nevojat individuale të pacientit. Përndryshe, ekziston rreziku që standardizimi dhe objektivi i uljes së kostove të kufizojnë zgjedhjenterapeutike dhe të vendosin eficiencën ekonomike përpara nevojës klinike.

Importi i barnave dhe garancitë e munguara për sigurinë dhe cilësinë

Një nga problematikat që evidenton vetë relacioni shpjegues i projektligjit ështëdisponueshmëria e kufizuar në tregun shqiptar e disa barnave, veçanërisht atyre inovative, jetimedhe të specializuara spitalore. Për shkak të madhësisë së vogël të tregut, kompanitë farmaceutikemund të mos kenë interes të aplikojnë për autorizim tregtimi ose të sigurojnë furnizim të rregulltnë Shqipëri. Pasoja është se pacientët, veçanërisht ata me sëmundje të rralla ose që kanë nevojëpër trajtime të specializuara, mund të mos kenë akses në alternativa terapeutike të nevojshme.

Për t’iu përgjigjur kësaj problematike, neni 9 i projektligjit parashikon katër situata në të cilatMedAL mund të sigurojë barna përmes importit të posaçëm. Këtu përfshihen barnat e autorizuara në Shqipëri, por që mungojnë në treg; barnat e autorizuara në një shtet të BE-së dheidentike ose mjaftueshëm të ngjashme me një produkt të autorizuar në Shqipëri; barnat e autorizuara në BE, por pa autorizim tregtimi ose kërkesë për autorizim në Shqipëri; si dhe, nërrethana të veçanta, barnat që nuk janë të autorizuara as në Shqipëri dhe as në BE, por qëkonsiderohen të nevojshme për nevoja të veçanta terapeutike ose për t’iu përgjigjur njëemergjence të jashtëzakonshme të shëndetit publik.

Pikërisht kjo situatë e fundit, e parashikuar në shkronjën “d” të pikës 5 të nenit 9, ngre pikëpyetjeserioze për garancitë e sigurisë dhe cilësisë. Ndryshe nga rastet e tjera, ku ekziston një autorizimtregtimi në Shqipëri ose në një shtet të BE-së, këtu projektligji lejon importin e produkteve qënuk kanë një autorizim të tillë në asnjërin prej këtyre sistemeve rregullatore. Projektligji nukpërcakton në mënyrë të drejtpërdrejtë se cilat autoritete rregullatore, standarde ndërkombëtareapo prova të cilësisë dhe efektivitetit do të pranohen në këto raste. Nuk sqaron as se si do tëverifikohet vendi dhe kushtet e prodhimit, përputhshmëria me standardet e praktikës së mirë tëprodhimit (GMP), origjinaliteti i produktit dhe siguria e zinxhirit të furnizimit. Në mungesë tëkritereve të tilla të qarta, mbetet e paqartë se mbi çfarë baze do të garantohet se barnat e importuara përmes këtij mekanizmi kanë cilësinë, sigurinë dhe efektivitetin e kërkuar.

Një tjetër shqetësim lidhet me transparencën e procesit. Neni 9, pika 6, ia lë Këshillit tëMinistrave përcaktimin e kushteve për autorizimin, procedurën e shqyrtimit dhe kërkesat përverifikimin, etiketimin, gjurmueshmërinë, farmakovigjilencën dhe monitorimin e këtyreprodukteve. Pra, garancitë konkrete që do të mbrojnë pacientët nuk përcaktohen në vetëprojektligjin, por shtyhen për t’u rregulluar me një akt nënligjor të ardhshëm.

Ndërkohë, neni 6, pika 7, parashikon mbrojtjen e informacionit konfidencial, përfshirë sekretinshtetëror, tregtar ose industrial, dhe përcakton se dokumentet e administruara gjatë proceduravetë bashkëpunimit me palët e treta nuk bëhen publike kur kjo bie ndesh me interesin publik oseinteresat e sistemit shëndetësor. Edhe pse mbrojtja e sekreteve tregtare mund të jetë legjitime, formulimi i gjerë i kësaj dispozite ngre shqetësimin se si do të garantohet transparenca mbiorigjinën e produkteve, kriteret e përzgjedhjes së furnitorëve, kushtet e importit dhe kontrollet e kryera. Interesi tregtar nuk duhet të përdoret si arsye për të kufizuar informacionin që lidhetdrejtpërdrejt me sigurinë e barnave dhe mbrojtjen e shëndetit të pacientëve.

Për më tepër, fakti që autorizimi paraprak i importit jepet nga autoriteti kompetent për barnatështë një element i rëndësishëm kontrolli, por nuk mjafton në vetvete. Nevojiten kritere të qartapër vlerësimin e çdo produkti, verifikim i dokumentacionit dhe i burimit të furnizimit, kontroll ikushteve të ruajtjes dhe transportit, gjurmueshmëri e plotë dhe monitorim i vazhdueshëm iefekteve të padëshiruara. Duhet gjithashtu të jetë e qartë se cili institucion mban përgjegjësinëpër secilën prej këtyre hallkave dhe si informohen pacientët dhe profesionistët shëndetësorë nërast të identifikimit të një problemi me produktin.

Zgjerimi i aksesit në barna që mungojnë në tregun shqiptar është një nevojë reale dhe e rëndësishme për pacientët. Por ky akses nuk mund të sigurohet duke dobësuar garancitërregullatore. Përkundrazi, sa më i jashtëzakonshëm të jetë mekanizmi i importit, aq më të fortaduhet të jenë kriteret e autorizimit, kontrollit dhe transparencës. Pacientët nuk duhet të përballenme zgjedhjen mes mungesës së një bari dhe pasigurisë për cilësinë e produktit që u ofrohet. Tëdyja këto problematika duhet të adresohen njëkohësisht nga projektligji.

Ulje e kostove për shtetin a do të përkthehet në barna më të përballueshme për pacientët

Relacioni që shoqëron projektligjin përmend si një nga rezultatet e pritshme të krijimit të MedALuljen e kostos për njësi të produkteve mjekësore dhe kursimin e fondeve publike, përmespërqendrimit të kërkesës, ekonomive të shkallës dhe rritjes së fuqisë negociuese të shtetit. Ky është një objektiv i rëndësishëm, por pyetja thelbësore është se si këto kursime do të përkthehennë përfitime konkrete për pacientët.

Projektligji fokusohet te eficienca e blerjeve dhe administrimi i fondeve, por nuk përcakton njëlidhje të drejtpërdrejtë ndërmjet kursimeve të realizuara dhe përmirësimit të mbulimit tënevojave terapeutike apo uljes së shpenzimeve që pacientët përballojnë nga xhepi. Një çmim mëi ulët blerjeje për shtetin nuk nënkupton automatikisht një barrë më të vogël financiare përqytetarët. Nëse kursimet nuk shoqërohen me zgjerim të aksesit dhe mbulim më të mirë tëtrajtimeve, pacientët mund të vazhdojnë të përballojnë të njëjtat shpenzime, pavarësishteficiencës së pretenduar të modelit të ri.

Prandaj, rezultatet e MedAL nuk duhet të maten vetëm me koston e blerjes së produkteve, por edhe me ndikimin në aksesin e pacientëve, në mbulimin e nevojave të paplotësuara dhe në uljene shpenzimeve nga xhepi.

Në fund, pyetja që ngrihet nuk është vetëm nëse MedAL do të blejë barna më lirë apo do tëkrijojë një zinxhir furnizimi më të centralizuar, por nëse modeli i ri do të garantojë që pacienti tëmarrë në kohën e duhur barin e nevojshëm, me cilësinë dhe sigurinë e kërkuar, sipas nevojave tëtij klinike dhe pa u detyruar të përballojë vetë kostot e mangësive të sistemit. Këto janë garancitëqë duhet të ofrojë më së pari projektligji MedAL.

Postime të ngjashme

Protesta e 28 nëntorit, 35 persona mbeten të lënduar
Lëndohet në këmbë një person, protestuesit i mjekojnë plagën dhe ia fashojnë
BE miraton rregulla për barnat: Kompanitë duhet të garantojnë furnizim të pandërprerë, sidomos për barnat jetike
Çfarë ndodh me organizmin kur e anashkaloni mëngjesin? Dietologët shpjegojnë pasojat
KMD konstaton diskriminim në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në rrugë pas daljes
Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni një lugë gjelle vaj ulliri në ditë
Malaria në Shqipëri, ISHP konfirmon: Raste sporadike të importuara dhe pa evidencë të transmetimit në vend
Konfirmohet rasti i parë me malarie në Shqipëri