10 mijë euro gjobë për çdo prind që publikon foto të fëmijës

 

Publikimi i fotove të fëmijëve nga ana e prindërve është një çështje që duhet diskutuar dhe menduar mirë. Na ndodh të shohim profile fëmijësh, të cilët hapen nga prindërit dhe postojnë vazhdimisht foto të të vegjëlve të tyre.

Gjëja më minimale që ju si prindër duhet të keni parasysh është se djali/vajza mund të mos dëshirojë kurrë që ju t’ia ndani fotot me miqtë tuaj.

Një rast i tillë ndodhi në Itali ku një minoren 16- vjeçar  kërkoi ndihmë nga autoritetet pasi e ëma postonte foto dhe bënte komente rreth tij nëpër rrjete sociale.

U desh ky shkak dhe gjykata e Romës ka marrë një vendim të prerë. Prindërit që postojnë foto të minorenëve apo hapin profile do të gjobiten plot 10000 euro.

Ky vendim ka për qëllim të mbrojë të vegjëlit në mënyrë që askush të mos shpëndajë foto pa pëlqimin e tyre.

Nëse do të ketë një sanksionim të tillë së shpejti edhe në vendin tonë, kjo mbetet për t’u parë.

Burimi: Balkan Web

Postime të ngjashme

Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje